Kritike
Mjeku shqiptar që punon në SHBA Arban Domi kritika qeverisë / E pafalshme që shqiptarët po marrin vaksinën kineze
Mjeku shqiptar që punon në SHBA, Arban Domi, ka dalë kundër qeverisë shqiptare, e cila ka sjellë në vendin tonë vaksinën kineze kundër Covid-19.
Domi e cilësoi të pafalshme përdorimin e vaksinës kineze në Shqipëri, ndërsa tha dhe arsyet se përse e ka këtë mendim.
Sipas tij,nuk ka asnjë studim që të tregojë sigurinë e vaksinës kineze, për të cilën deklaroi në emisionin “Log” të Endri Xhafos se nuk është e certifikuar.
“Për këtë vaksinë le të marrim të mirëqenë faktin se për atë janë kaluar të gjitha fazat, por sa siguri ka kjo vaksinë? Kjo vaksinë garanton me të dy dozat e saj sigurojnë një mbrojtje prej 50.38 %”, theksoi mjeku.