Bashkëshortja e Grigels Muçollarit, i cili u arrestua nga policia gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, ka postuar në faqen e saj në Facebook shkrimin e citynews “Protestuesi në pranga, banditi në parlament”.
Komentuesi i parë në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.
Motra e Taulant Ballës, shkruan nga profili me emrin Paris Alba, i cili është përdorimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i saj Alba.
Në komentin e saj, drejtuar bashkëshortes së Grigels Muçollarit, motra e deputetit socialist Taulant Balla, i cili është edhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, thekson se i vjen turp për ata që ka votuar. Alba është tepër e sinqertë dhe duket tepër e prekur nga akti kriminal i arrestimit të Grigels Mucollarit duke e dënuar veprimin e policisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu