Lidhu me ne

Kritike

“25 prilli moment ndarjeje”/ Helidon Bushati: Rama “i ka vënë lakun në fyt” shqiptarëve

"25 prilli moment ndarjeje"/ Helidon Bushati: Rama "i ka vënë lakun në fyt" shqiptarëve

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, ngriti akuza ndaj qeverisë gjatë një takimi me disa banorë në lagjen Perash.

Bushati tha se për tetë vite Rilindja po nëpërkëmb Shkodrën, ndaj 25 prillin e cilëson si një moment ndarjeje midis ndryshimit apo vazhdimit të shkatërrimit.

Sipas tij, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e “lakut në fyt” për të gjithë qytetarët, po i varfëron dhe shkatërron.

Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me çfarë qëllimi? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën, do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.

May be an image of 1 person and text that says "HIM A N VOTO 9 Partia Demokratike HELIDON BUSHATI"

Është e nevojshme, jo për Ramën apo për Bashën është e nevojshme për familjet tona, është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës. Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur, leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit.

A ka ndodh vetëm në lagjen tonë? Nuk ka ndodh vetëm në lagjen tonë, ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra, në qendër të qytetit. Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?

Atje problem është më i rëndë . Shohim bizneset, në çdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria, numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz. Është diçka e prekshme në qendër të Shkodrës. E njëjta është edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi, degradimi, shpopullimi dhe varfërimi i këtij qyteti”, deklaroi demokrati.

MË TEPËR

Radar43 sekonda më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore18 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix18 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Facebook