Lidhu me ne

Mix

Sjelljet që duhen evituar në marrëdhënien me fëmijën, sipas Lira Gjikës

Sjellja prindërore ka një ndikim të madh në mënyrën se si fëmijët zhvillohen, duke qenë mjaft të rëndësishëm në suksesin e tyre në të ardhmen.

Si gjithmonë, pediatrja e njohur Lira Gjika, gjendet pranë prindërve me këshilla të nevojshme. Këtë herë ajo paraqet sjelljet që prindërit duhet të evitojnë me fëmijët.

-Mosplotësimi i nevojave të fëmijës

Veshja e keqe, jo sipas sezonit. Mbajtja brënda në shtëpi për kohë të gjatë, lënia vetëm, evitimi i shëtitjeve dhe lojrave në natyrë, evitimi i banjave, ushqyerje jo cilësore.

-Kujdes i tepruar

Vizita vazhdimisht tek mjeku, për të verifikuar diagnozën, mjekimin apo zhvillimin e fëmijës. Moslejimi i fëmijës të luaj si gjithë fëmijët nga frika se do të sëmuret. Moslënia të provojë ushqime të ndryshme nga frika se i bëjnë keq. Mbrojtja nga përballja me dështimin se mos mërzitet.

-Të evitohen fyerjet dhe etiketimet si: budalla, i shëmtuar, nuk di asgjë, nuk të kam xhan po nuk bëre si të them unë.

-Pretendimi që të jetë gjithnjë më i miri

 Në shkollë, në sport apo në aktivitete të ndryshme që merr pjesë.

-Trajtimi sikur fëmija është më i vogël se ç’është

Ta veshin e t’i bëjnë banjë prindërit, kur mund t’i bëj vetë. Të mos i shpjegohet në çdo moment se çfarë po ndodh rreth tij.

-Të ndërtohet marrëdhënie sikur është i madh

Pra të pretendohet të sillet si i rritur, të vihet në shërbim të të rritur të sëmurë, apo t’i kërkohet të kujdeset për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Të lejohet të frekuentojë vënde e njerëz problematikë, që nuk janë të përshtatshëm për moshën e tij, siç janë vendet ku luhet bixhoz apo konsumohet alkool apo drogë.

-Përfshirja në grindjet ndërmjet partnerve

Të pyetet kush ka të drejtë nga prindërit. Përjashtimin e një prindi nga jeta e fëmijës. Etiketimi i karakteristikave të fëmijës që janë të njëjta me ato të prindit të përjashtuar. Të penguarit e fëmijës të takojë prindin tjetër, ta dojë atë, duke e kërcënuar se do ta braktisin apo ndëshkojnë.

-Ekspozimi i fëmijës me skena të dhunës fizike e verbale, ndërmjet prindërve

Si rrahja e nënës apo sharjet dhe fyerjet mes njëri-tjetrin të dy prindërit. Kërcënime të ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit. Këto ngjarje lenë gjurmë dhe e manipulojnë fëmijën, në të ardhme.

-Ushtrimi i dhunës fizike ndaj fëmijës

Si gjuajtja me shpulla, shkulja e veshit, shkulja e flokëve, t’i gjuhet me objekte të ndryshme, gjuajtje me shqelm etj.

-Prekje e fëmijës në zonën genitale

Prekja e fëmijës në zonën genitale pa kujdes apo puthja e fëmijës në zonën genitale. Të jetë prezent në raporte seksuale ndërmjet të rriturve apo të lejohet të shohë materiale pornografike.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar16 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix16 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix16 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix16 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix16 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix16 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar17 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix17 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix17 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook