Kryesore
52 vjetori i Metës, Kryemadhi: Të dua si një adoleshte e dashuruar përjetësisht
Çifti Meta
Presidenti Ilir Meta feston sot 52 vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur ta urojë atë me një postim në Facebook, të cilën e quan një mënyrë adoleshentësh.
Ajo bën me dije se kanë 30 vite që njihen, ndërsa i shpreh dashurinë, duke theksuar se nuk ka ndryshuar që prej momentit që parë që ata janë bashkë.
“Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur”, shkruan Kryemadhi.
Kjo e fundit, nënvizon sfidat, momentet e bukura dhe tre fëmijët e çiftit.
“Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora, Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë. Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.
“Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht”, përmbyll urimin e saj Kryemadhi.