Lidhu me ne

Aktualitet

VOA: Pse ka frikë PS nga Tom Doshi?

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste të pozicionohet qartë për rastin e deputetit Tom Doshi, dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, si kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Në një postim të saj në Twitter, ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike ndërsa shkruan se kjo forcë politike dhe të tjera “nuk duan në parlamentin shqiptar, dikë ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj”, shkruan ambasadorja amerikane duke ju referuar vendimit të Prillit 2018, të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit.

Në postimin e saj, ambasadorja Kim, i drejtohet “të tjerëve” duke ngritur disa pyetje “Nga se kanë frikë” A është “e dobishme” të heshtësh”, përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”, përfundon postimin e saj në Twitter, shoqëruar me njoftimin e Departamentit të Shtetit, për rastin Doshi.

Kim nuk e përmend me emër Partinë socialiste, por referenca ndaj kësaj force politike është mëse e qartë. Për më tepër, me herët në mbrëmje, ambasadorja amerikane gjatë një interviste në televizionin ABC NEWS, kishte qenë e drejtpërdrejtë kur tha se “është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshte krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar cdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”, u shpreh ajo.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar nga Partia Socialiste.

Dy javë më parë Partia Demokratike ju drejtua Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve me kërkesën për të ndaluar kandidimin e Doshit, i cili sipas saj “është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshit ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”.

Por KQZ e rregjistroi atë si kandidat në zgjedhje, duke e e referuar atë dhe 11 kandidatë të tjerë në Prokurori për verifikime. “Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm. Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Kim duke shtuar se “në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”./VOA/

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook