Radar
NDIHMA E PARË: ÇFARË DUHET TË BËNI NË RAST URGJENCE?
Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi dhe gjatë aktiviteteve argëtuese. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence.
Duke filluar nga tërheqjet muskulore dhe ënjtjet nga prerjet dhe gërvishtjet deri tek helmimi, përvëlimi dhe djegia, gama e mundësive për të mbetur të lënduar është më të vërtetë e madhe.
Përcaktoni llojin dhe shkallën e lëndimit
Në mënyrë që të veproni siç duhet në rast urgjence, në fillim duhet të krijoni një pamje sa më të saktë të lëdimit/plagosjes: çfarë lloji dhe sa i madh është ai? A ka gjakderdhje? A është e ndotur? Plagët e ndotura trajtohen më mirë me pastrues të posaçëm për plagët. Një mënyrë tjetër alternative është që të derdhni ujë të vakët mbi të. Nëse plaga është shumë e rëndë, gjakderdhja mund të ndalohet duke shtypur fort mbi të.
Bëni kontrollin e urgjencës
Nëse personi i lënduar/plagosur nuk është në gjendje që të flasë, ju duhet të përcaktoni me shpejtësi nëse keni të bëni me humbje të vetëdijes, nëse frymëmarrja është normale, ose nëse personi nuk është duke marrë frymë fare. Për ta bërë personin e lënduar/plagosur të vetëdijshëm, flitini me zë të lartë dhe shkundini ata lehtësisht tek shpatullat. Nëse personi nuk përgjigjet, atëherë duhet të thërrsni për ndihmë, në mënyrë që dikush të lajmërojë urgjencën apo edhe që të nxitojnë për të marrë defilibratorin.
Pozicionimi i qëndrueshëm në anë dhe shtypja e kraharorit
Në çdo rast duhet të siguroheni që rrugët e frymëmarrjes të jenë të lira. Shtriqni kokën drejt, vendosni një dorë mbi ballë dhe tërhiqni mjekrën tjetër. Më pas duhet të kontrolloni nëse perceptoni frymëmarrje normale. Nëse personi është duke marrë frymë normalisht, kthejeni atë në pozicion anësor të qëndrueshëm. Nëse nuk vëreni frymëmarrje normale, duhet të filloni menjëherë shtypjen e gjoksit.
Aktivizioni defilibratorin
Nëse është i disponueshëm një defilibrator, ndizeni atë dhe ndiqni udhëzimet e përdorimit. Shtypjet e kraharorit kryhen deri sa personi i lënduar/plagosur të fitojë vetëdije dhe të marrë frymë normalisht ose prisni deri sa të arrijnë profesionistët e shpëtimit.
Në rast djegie
Nëse janë prekur vetëm zona të vogla, mjafton freskimi i dorës/zonës së djegur për 10 minuta në ujë të rrjedhshëm të freskët. Skuqja e lëkurës është tregues i djegies së shkallës së parë. Nëse formohen fllucka është djegie e shkallës së dytë. Në rast djegieje më të fortë ose më të thellë, personi duhet dërguar tek një doktor ose një spital menjëherë ose duhet të telefononi urgjencën.
Në rast helmimi
Nëse dyshoni për helmim, duhet të pini ujë në vend të provokimit të të vjedhurave. Një telefonatë tek shërbimi i urgjencës do t’ju japë më shumë informacion rreth sesa e rrezikshme është ajo që keni gëlltitur (për shembull, açeton për pastrimin e thonjve, produkte pastruese etj). Problemi është kur nuk e dini me saktësi së çfarë keni gëlltitur. Edhe në rast se, ka një rrezik djegieje kimike, duhet pirë ujë shpejt ose zona e prekur duhet të shpëlahet me ujë. Pastaj ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Në rast rreziku nga mbytja
Ju ka ngelur një halë peshku në trake? Si reagim i parë ju duhet të qetësoni personin që i ka ndodhur diçka dhe të ndihmoni për të “hequr qafe” organizmin e jashtëm. Tek të rriturit, duhet përkulur pjesa e sipërme e trupit përpara dhe të goditet me pëllëmbën e dorës në kurriz. Një foshnjë ose një fëmijë i vogël mund të kthehet mbrapsht mbi kofshë dhe ti bihet lehtas në kurriz. Nëse asnjëra nga këto nuk funksionojnë, atëherë duhet të njoftoni urgjencën në numrin 112.
Në çdo rast
Pavarësisht se cila është urgjenca, reaguesit e parë duhet të jenë proaktiv dhe aktiv dhe të qëndrojnë me pacientin. Shpesh gjërat e vogla janë thelbësore për të shpëtuar një jetë njeriu.