Lidhu me ne

Temporal

Vdekja misterioze e Yuri Gagarin, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë (4 teoritë)

Ai pushtoi hapësirën, por u vra gjatë një fluturimi rutinë trajnimi. Sidoqoftë, vdekja e tij është e mbështjellë me mister, duke ngritur shumë pyetje dhe duke nxitur disa teori.

Yuri Gagarin arriti statusin legjendar kur u bë personi i parë që doli në hapësirë ​​në 12 prill 1961. Ai e la Tokën si një pilot i zakonshëm dhe u kthye si një ikonë, në Bashkimin Sovjetik e mbarë botën.

Pas udhëtimit të tij të lavdishëm, autoritetet sovjetike menjëherë e dërguan Gagarinin “në turne” në rreth 30 vende. Ai madje drekoi me Mbretëreshën e Anglisë Elisabeth II, dhe theu protokollin duke bërë një foto me monarken.

Presidenti i Egjiptit i dha Gagarinit çelësat e artë të portave të Kajros dhe Aleksandrisë, ndërsa në Havana, Fidel Castro e përqafoi mirë e mirë.

Askush nuk e dinte se Gagarin, një burrë i ri, i pashëm dhe me një buzëqeshje magjike dhe botën në këmbët e tij, do të kishte vdekur brenda shtatë vitesh.

Përgatitur për fluturimet e ardhshme

Pas tre vjetësh turne në botë, Gagarin iu kthye punës së tij. Për të përmirësuar aftësitë e tij fluturuese, ai u regjistrua në programin e trajnimit të fluturimit të Akademisë Inxhinierike të Forcave Ajrore Zhukovsky. Ai ishte i etur të vizitonte përsëri hapësirën.

“Ne nuk mund ta kthejmë Gagarinin në një ekspozitë muze – kjo do ta vriste atë.” – shkruajti shefi dhe shoku i tij Nikolai Kamanin, shefi i trajnimit të kozmonautëve në programin hapësinor sovjetik. Fjala e Kamanin sugjeron që Moska po synonte ta dërgonte Gagarinin në një tjetër mision hapësinor – por ata kurrë nuk e patën rastin.

Përplasja

27 mars 1968, ishte një ditë me re. Gagarin po kryente një fluturim stërvitor me një avion luftarak MIG-15UTI, së bashku me mentorin e tij, Vladimir Seryogin, një pilot me përvojë që kishte marrë një medalje ‘Hero i Bashkimit Sovjetik’ gjatë Luftës së Dytë Botërore. Koloneli Seryogin po kontrollonte teknikën e fluturimit të Gagarinit para se ta linte të fluturonte në avionin e ri MIG-17.

Pasi avioni u zhduk nga radari, autoritetet dërguan një ekip kërkimi. Katër orë më vonë rrënojat e avionit u zbuluan pranë qytetit Kirzhach (Rajoni Vladimir, 133 kilometra në lindje të Moskës). Vendi i rrëzimit ishte një rrëmujë e plotë dhe trupat e dy pilotëve u shkatërruan plotësisht. Identifikimi zyrtar i Gagarinit dhe Seryoginit nuk ishte detyrë e lehtë.

“Ishte e pamundur të imagjinohej Gagarin i vdekur. Gagarin ishte vetë jeta, ëndrra e palidhur e qiellit, e fluturimit, e hapësirës.” – tha Kamanin. Por ai kishte ndërruar jetë e pas kësaj nisi hetimi mbi shkaqet e ngjarjes.

Versioni zyrtar: Rrëzim pas manovrës për të shmangur përplasjen me balonën e motit

Vetëm në vitin 2011 u zbuluan zyrtarisht rezultatet e hetimit. Në 50 vjetorin e fluturimit hapësinor të Gagarin, autoritetet ruse deklasifikuan gjetjet e hetimit.

“Arsyeja më e mundshme e katastrofës ishte një manovër radikale për të shmangur përplasjen me një balonë që shërbente për të marrë të dhënat mbi motin. Kjo e çoi avionin në një pikë kritike të fluturimit dhe në një spirale më tej në rënie.” – tha Alexander Stepanov, një zyrtar nga Arkivi Presidencial.

Sipas këtij versioni, fati i keq i keq shkaktoi shkatërrimin e Gagarinit – një balonë e madhe moti u shfaq në zonën e tij të fluturimit dhe pilotët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta shmangur atë, dërguan avionin pa dashje në një zhytje poshtë të cilën nuk mundën ta korrigjonin, kryesisht falë peshës shtesë (avioni ishte i pajisur me dy rezervuarë shtesë karburanti që e bënin atë më të ngadaltë) dhe reve të trasha.

Sidoqoftë, jo të gjithë janë të kënaqur me versionin zyrtar dhe si rezultat kanë dalë teori të ndryshme.

4 teori alternative

1) Seryogin papritmas humbi ndërgjegjen

“Unë besoj versionin që sugjeron se Seryogin pësoi një arrest kardiak. Ndoshta ai ra në një nga levat e kontrollit, gjë që çoi në pasojat fatale.” – tha Vitali Zholobov, një astronaut sovjetik.

2) Humbja e presionit brenda kabinës

Igor Kuznetsov, një pilot i përfshirë në hetimin e vdekjes së Gagarinit, beson se humbja e papritur e presionit të kabinës vrau pilotët. Disa mendojnë se kur dy pilotët ishin në 4,000 metra lartësi, ata filluan të humbnin presionin dhe lartësinë para se të humbnin ndjenjat dhe më pas kontrollin e avionit.

3) Prishja e motorit

Megjithatë, një version tjetër sugjeron që MIG-15 thjesht doli jashtë kontrollit.

Inxhinieri Valentin Kozyrev shkroi në kujtimet e tij se një nga hetuesit i tha se motori i avionit u prish duke shkaktuar një zhytje në tokë – pilotët u përpoqën ta ndreqnin atë por përpjekjet e tyre ishin të kota.

4) Një tjetër avion shkaktoi katastrofën

Aleksi Leonov, astronaut tjetër, shok i Gagarinit dhe njeriu i parë që bëri një shëtitje hapësinore (në 1965), mbështet këtë version. Në vitin 2013, ai tha se një manovër e pakujdesshme e një avioni tjetër vrau aksidentalisht Gagarinin dhe Seryoginin. Kur avioni tjetër i kaloi ata me shpejtësi supersonike, ajo e detyroi MIG-15 e tyre të zhytej drejt tokës.

Asnjë nga këto teori nuk është provuar. Ajo që është e qartë është se Gagarini dhe Seryogini vdiqën për shkak të rrethanave tragjike që përfshinin vështirësi teknike, motin e keq dhe, ndoshta, gabimin njerëzor.

Burimi  RTBH

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix9 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar9 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar9 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore16 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix16 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook