Radar
Kur mu shfaqe në ekran më erdhi pak keq për Ty.
Ka nivel krahasimi biseda o shoku kryeministër…
Nga Rezarta Delisula
Po e nis këtë qëndrim personal me një shprehje që përdor një regjisor i njohur shqiptar në emigrim e që është pikërisht; Ka nivel krahasimi biseda or ti mik… Kur mu shfaqe në ekran e nise të vije në kandar kandidatët e Partisë tënde me ata të Demokratikes, peshim që vuri në siklet dhe të zgjedhurit e tu, më erdhi pak keq për Ty.
Mu duke i frikësuar, i pasigurt, sepse një lider duhet të flasë për vlerat që përçojnë të vetët dhe jo të merret me kundërshtarët. Por ti e bëre. Nuk po merrem me të gjithë por po veçoj njërin prej tyre, historinë e së cilit e njoh mirë jo vetëm unë, por 90 për qind e shqiptarëve, Tomor Alizotin… kandidatin e PD-së në Berat.
E kishe herët me të, me sa duket, kur e krahasove me Ludovikun e ‘Njësitit Guerril’ nga modeli flokëve dy vjet më parë, gjujtje e dobët shumë, autogol me pak fjalë… E ripërsërite… Të sugjeroj të njihesh pak me historinë, me rracën e këtij djali të mençëm, me rrënjët e tij e që po ta laj këtë budallallik me shprehjen e një tjetër filmi: Nga padija zoti msus… Ky Tomor Alizoti, Ludoviku që sipas teje gëlltiti një lugë çorbë të prishur e u bë gjithë jetën demokratikas, ka lind demokrat sepse nga Gjyshërit e më tej, nga Alizoti, Ypi dhe Hilmi Leka … kanë luftuar jo për parti por për LIRI dhe për atë i vranë, i persekutuan, i torturuan… Berati e njeh mirë kush është Tomor Alizoti, historinë e ti, ti jo!
Disa nga shokët e Partisë së Punës që janë ende gjallë mund të të tregojnë se si sillej Fejzi Alizoti që punonte në drejtorinë e burgjeve, i torturuar e burgosur nga ata, kur i kishte ‘në dorë’. Kur xhelatë, burgaxhinj ordiner, vrasës i pështynin e përçmonin drejtuesit komunistë, ky burrë që është baba i Tomorit, nuk i fali por dhe nuk u hakmorr, nuk bëri ashtu siç ata bënë me të.
Ky Tomor Alizoti, të cilin e njoh fare pak, është biri i këtij zotërie, qytetari, shpirtmirë e shpirtbukur… Është nipi i Riza Alizotit , Hilmi Lekës! Ndaj ka nivel krahasimi biseda or shoku kryeministër.
Unë jam me fat që e kam njohur Fejzi Alizotin e Ri.
Ps: Një gen të kësaj familje ka dhe im bir e jam krenare!
Ps: Lexo dhe ishalla po nxë!