Kritike
Si kopja e keqe dhe qesharake e Enverit…
Nga Erion Dasho
Që prej fillimit të pandemisë, qeveria dhe enturazhi i saj e krahasuan COVID-in me një armik dhe pandeminë me një luftë. Gjetje diabolike, por që i shkon për shtat Boratit dhe boratëve.
Së pari, Borati si çdo diktatoruc tjetër e ka qejf dramacitetin. Imazhi i Boratit që fanepsej si kukudh 24 orë në ditë gjatë muajve të karantinës dhe paternalizmi i zërit të tij do të mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Së dyti, koncepti i të qenit në “luftë” kënaq megalomaninë e njohur e Boratit. Lufta nënkupton komandantët dhe ndoshta Borati e ka fantazuar veten gjatë këtij viti të mbrapshtë me spaleta gjenerali duke drejtjar trupat e veta imagjinare. Këtu i duhet dhënë të drejtë Boratit; është shumë më dinjitoz një ushtarak imagjinar se një hajdut real tenderash dhe koncesionesh.
Së fundi, dhe më e rëndësishmja, të qenët në “luftë” nënkupton pashmangshmërisht edhe viktima. Në mendjen e dëgjuesve të Boratit mijëra viktimat e COVID-it justifikohen nga fakti i të qenit në luftë. Jo më kot deklarata ditore e Boratit nuk përdor termin njerëzor “humbën jetën” por atë luftarak “humbën betejën me COVID-in” për personat që vdesin me COVID.
Me djallëzinë e vet karakteristike, Borati ka një vit që përgatit apologjinë e vet në raport me pandeminë.
Në vend të kryeministrit të papërgjegjshëm i cili nuk organizon dot një përgjigje mjeksore ndaj një problemi mjeksor, Borati krijoi dhe vazhdon të ushqejë imazhin e “liderit heroik” që lufton me “armikun e padukshëm”.
Personi i fundit që e bëri këtë me shqiptarët ishte babai shpirtëror i qeveritarëve të sotëm i cili e mbajti popullin për 40 vjet në një luftë imagjinare.
Uroj që shqiptarët të mos jenë zhytur aq thellë në sindromën e Stokholmit sa të ringjallin një kopje të keqe dhe qesharake të Enverit…