Aktualitet
Varianti britanik – Manastirliu: Prezent në 70% të kampioneve të analizuar
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për emisionin “Opinion” tha se nga të gjithë kampionët e analizuar për dyshime të variantit britanik, 70% e tyre kanë rezultuar të tillë.
“Në të gjitha kampionet e realizuar janë rreth 70% e tyre, të cilat vlerësohen që të jetë varianti i ri në qarkullim”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se varianti britanik i Covid u detektua në laboratorin e ISHP-së falë bashkëpunimit me kolegët nga Turqia.
“Varianti britanik është detektuar nëpërmjet metodës real time PCR që ka një kit specifik dhe në bashkëpunim me kolegët e shëndetit publik në Ankara në Turqi kanë bashkëpunuar me ekspertët tanë për të analizuar sinjalet e analizave që janë realizuar në laboratorin tonë.
Është gjithë periudha që na është dashur për të bërë punën që ta identifikojmë në laboratorin tonë. Ka një proces edhe evidentimi i mostrave”, tha Manastirliu.