Aktualitet
RIKTHIMI TEK LOGO E VJETËR E PS, SHENJË SE RILINDJA ËSHTË KONSUMUAR
Gazetari Arestir Lumnezi, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, e quajti një kleçkë vendosjen e emrave të drejtuesve të qarqeve në “vijën e zjarrit”.
Sipas gazetarit, me të vërtetë drejtuesit e qarqeve janë në kufirin e listës fituesve, por sipas tij, ata mund të orientojnë njerëzit të votojnë emrat e tyre dhe automatikisht kalojnë të parët.
Lumnezi i kushtoi një analizë dhe logos së Partisë Socialiste, ku është kaluar në atë tradicionalen me grushtin e mbledhur me trëndafil. Lumnezi tha se me këtë gjë, Rama ka dashur të tregojë që Rilindja është konsumuar dhe në këtë momente ka nevojë për bazën e vjetër të PS.
“Mes dy partive ka një lloj kleçke me drejtuesit politik që thotë i kemi vendosur në fund. Një drejtues qarku e ka shumë të lehtë që votat të jenë të orientojë njerëzit për të votuar ata dhe dalin të parat në listë. Ka qenë një trajektore e personalizuar. Të analizojmë simbolet, se tradicionalja e trëndafilit e Nanos kishte 8 vite që ishte shkëputur. Ishte një shkëputje nga baza, Rilindja u konsolidua në pushtet dhe njerëz dhe hajde të marrim peshën e PS poshtë. Rilindja shkon deri këtu dhe na duhet PS tradicionale, sepse në fakt çfarë ndodh. Rilindja është ajo që po drejton, por po kërkohet ndihma e PS tradicionale, hajde ta gjejmë çfarë do ë na dali”, tha Lumnezi.