Aktualitet
Lista e PS për Tiranën, në “zonën e sigurt” vetëm një emër nga veriu i Shqipërisë
Kryetari i PS, Edi Rama
Kryeministri Edi Rama është konsideruar shpesh herë nga kundërshtarët e tij politik si “armik i veriut”, për shkak të investimeve më të shumta në jugun e Shqipërisë dhe se aktualisht në kabinetin e tij qeveritar nuk ka asnjë ministër nga zona e veriut.
Por, edhe te listat e kandidatëve për deputet të PS-së të depozituara në KQZ para dy ditësh, vemë re se në Qarkun e Tiranës, në atë që konsiderohet si “zonë e sigurt”, në 19 vendet e para veriu i Shqipërisë përfaqësohet vetëm me emrin e Ulsi Manjës të renditur në vendin e 6-të. Pas tij renditet dhe Etilda Gjonaj, por ajo vetëm sa ka lindur në Pukë, pasi me origjinë është nga Përmeti dhe prindërit e saj kanë jetuar për disa vite në Pukë për shkak se ka patur babain oficer.
Edhe pse në kryeqytet ka një popullsi të konsiderueshme të ardhur nga veriu, me shumë mundësi nga krahu i Partisë Socialiste ata për Qarkun e Tiranës do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm vetëm me një deputet.
19 emrat e parë në listën e PS për Qarkun e Tiranës:
1. Luljeta Bozo
2. Najada Çomo
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko