Lidhu me ne

Temporal

Gratë politikane në botë…

Politikanet gra sjellin një mënyrë të ndryshme qeverisjeje

Një numër rekord grash shërbejnë aktualisht në Kongresin amerikan.

Ato kanë 23.5% e 435 vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2018. Rreth një e katërta e Senatit, 26 nga 100 senatorët, janë gra.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara mbeten pas vendeve të tjera, përfshirë Meksikën, Tunizinë, Vietnamin dhe Zimbabven, kur bëhet fjalë për përfaqësimin e gruas në qeverisje. Rezultatet e fundit nga Bashkimi Ndër-Parlamentar i radhisin Shtetet e Bashkuara në vendin e 76 nga 193 vende, kur bëhet fjalë për postet e grave në shkallën e politikës kombëtare.

Në nivelin lokal, shifrat janë pak më të larta. Në vitin 2019, 28.7 për qind e 7,383 anëtarëve të legjilaturave të shteteve ishin gra.

Dy gra, senatoret Amy Klobuchar nga Minesota dhe Elizabeth Warren nga Masaçusets, janë kandidate për presidente në garën mes demokratëve. Dhe gjasat janë që standardet që do të vendosen për to në garën për presidencën, do të jenë të ndryshme nga ato të homologëve të tyre meshkuj.

“Nga gratë pritet që të jenë dy herë më të zonjat. Ato duhet të jenë të pëlqeyeshme dhe të provojnë që janë të kualifikuara”, thotë Amanda Hunter, drejtore e kërkimeve dhe komunikimit për Fondacionin Barbara Lee, synimi i të cilit është barazia në përfaqësimin e grave në politikë.

Kur gratë arrijnë të marrin poste politike, ato a ndryshojnë natyrën e diskutimit.

Ish-senatorja amerikane, Heidi Heitkamp, demokrate nga Dakota Veriut thotë se udhëheqëset femra shpesh trajtojnë çështje që prekin familjet, si kujdesi për fëmijët, leje e paguar për familjen dhe siguria e pensioneve.

Ato kanë ngritur gjithashtu çështje si dhuna në familje, ngacmimet seksuale dhe sulmet seksuale në ushtri.

“Mendoj se ka shumë tema që kanë hyrë në dialogun publik tani, që nuk do të diskutoheshin po të mos ishin gratë në atë podium, në atë skenë”, thotë ish- senatorja Heitkamp.

Zonja Heitkamp, që shërbeu në Kongres nga viti 2013 deri në 2019, merrte pjesë në darka dypartiake me koleget e saj nga të dyja partitë. Ato bashkuan forcat për të shmangur një mbyllje të qeverisë në vitin 2013.

“Shumë gra kanë hyrë në politikë – dhe nuk dua të përgjithësoj për burrat këtu – jo sepse menduan se kishin lindur për një gjë të tillë, apo sepse mendonin se bota nuk mund të mbijetonte pa to. Votuesit besojnë në përgjithësi se gratë nuk motivohen nga pushteti apo egoja, por sespe duan të sjellin ndryshim në botë”, thotë zonja Heitkamp.

Dhe udhëheqëset gra shpesh gjejnë një mënyrë të bashkëpunojnë për ta sjellë atë ndryshim.

“Gratë janë bashkëpunuese si natyrë. Janë të orientuara nga zgjidhja e problemeve. Po të shohësh në mënyrë të veçantë gratë në senat, ato bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën. Natyrisht ato nuk kanë të njëjtat bindje politike, por e mbështesin njëra-tjetrën kur gjejnë një emërues të”, thotë Ariel Hill-Davis, themeluese dhe drejtore e politikave për grupin Gratë Republikanë për Përparim, që mbështet gratë republikane që duan të zgjidhen.

Michael Steele, afrikano-amerikani i parë që ka drejtuar Komitetin Kombëtar Republikan, thotë se tani në Amerika ka nevojë për më shumë udhëheqëse gra. Ai vetë hyri në histori kur u bë afrikano-amerikani i parë që u zgjodh zëvendës guvernator i shtetit të Merilendit.

“Gratë i trajtojnë problemet ndryshe nga burrat. Ato sjellin një temperament të ndryshëm dhe mendoj se politika jonë ka nevojë për një gjë të tillë, thotë zoti Steele. Politika jonë është bërë e nxehtë dhe shpesh gjakftohtësia vjen nga një grua që ulet në tryezë apo hyn në një ambjent dhe thotë ‘duhet të rriteni dhe ta sillni bisedën në një nivel racional’”.

Një studim i vitit 2015 arriti në përfundimin se senatoret gra punonin më shpesh me njëra-tjetrën dhe kishin më shumë prirje të punonin me palën tjetër dhe ishin më aktive në miratimin e legjislacionit sesa homologët e tyre burra.

“Kur ka një numër të konsiderueshëm grash në një sallë, ato sjellin një ekuilibër dhe vullnet për të punuar me njëra-tjetrën për të gjetur zgjidhje. Nëse diskutohen 10 çështje dhe nuk arrihet konsensus për nëntë prej tyre, ne kemi pare që gratë janë të zonjat përgjithësisht të identifikojnë një çështje për të cilën bien dakord dhe e shohin si pikënisje për të vazhduar punën”, thotë zonja Hill-Davis.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook