Aktualitet
Vajzat e bukura të ekranit dhe personazhe të njohur të përfshirë politikisht para zgjedhjeve të 25 prillit
Të përdorësh statusin “VIP” për advokim politik VS të përfshihesh politikisht
Njerëzit dhe personazhet e famshëm po bëhen më të zhurmshëm se kurrë në një përpjekje për të nxitur/përkrahur një parti politike apo një tjetër. Disa e bëjnë për të nxitur ndryshimin e disa të tjerë, siç rëndom ndodh – përfshihen në propagandën politike.
Teksa ka të tjerë që përfshihen direkt politikisht – duke u rreshtuar në listën e kandidatëve për politikë apo duke i dhënë zë programit të partive politike.
Mbrëmjen e djeshme janë shpallur listat e kandidatëve për deputetë të secilës parti që do jetë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe siç ndodh gjithmonë, vërehet një përfshirje e vajzave të bukura, figurave të njohura publike në fushën e artit dhe gazetarisë. Teksa emra si Luljeta Bozo apo Najada Çomo – të cilat kandidojnë nën logon e Partisë Socialiste – bënë bujë për kandidimin e tyre si deputete, shohim një rikthim të Oriela Nebijajt në Partinë Demokratike.
Oriela Nebijaj pas zgjedhjeve të 2013-ës u angazhua me PD-së si zëdhënëse e kësaj partie. Më pas, Ori iu dedikua plotësisht televizionit ku prej disa vitesh tashmë moderon “Wake Up” në Top Channel si dhe programin veror “Pushime on Top”. Shumë e pëlqyer në këtë pozicion – në botën e ekranit, si duket Ori, e cila vazhdimisht a ngritur zërin për çështje publike ka ende ambicie për politikë.
Në listat e djeshme, shohim se Oriela është e pozicionuar e 18-a në qarkun e Tiranës për deputete nën logon e PD-së.
Po ashtu, një tjetër emër që u diskutua që do përfshihej në listat e PD-së dhe madje në media u përfol që do kandidonte në Durrës, ish ish-misi dhe ish-moderatorja Floriana Garo.
Floriana Garo, e cila prej vitesh jeton në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, është rikthyer në Shqipëri për të qenë zëdhënësja e Partisë Demokratike. Floriana është përfolur dhe në zgjedhjet e 2017-ës për të qenë pjesë e listave të PD-së, mirëpo asokohe ish moderatorja mohoi të ketë ambicie në politikë.
I dyti në qarkun e Kukësit për listat e PS-së kandidon aktori i njohur dhe dekani i Universiteteve të Arteve Petrit Malaj. Edhe pse jeton në Tiranë prej vitesh, aktori Malaj i cili është lindur në Tropojë do të kthehet në vendlindje dhe mesa duket kjo është një strategji i Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.
Vëllezërit binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, po ashtu janë angazhuar me PS-në. Dy vëllezërit vlonjatë janë angazhuar si koordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë të ngritur në Tiranë.