Lidhu me ne

Kryesore

Ka mbetur më njeri që beson se kjo bëhet për një kënd lojërash?

proteste_2016_03_28_1515_1459173501

Protesta e vazhdueshme te Parku i Liqenit dhe kundërpërgjigja policore po krijojnë dy llogore që luftojë për një kauzë që nuk po duket reale. Fjala është për një kënd lojërash për fëmijet, i cili në fakt, nisur nga pamjet i ka hapur rrugën hedhjes së betonit në një zonë të gjelbëruar, e fundit e mbetur disi e imunizuar nga ngjyra gri. Partia Demokratike ka dalë hapur në protestë duke angazhuar deputetë dhe përfaqësues të saj, në një përballje që e ka vendosur pushtetin në veprim përmes të vetmes alternativë që ka ditur të transmetojë këto 3 vite: arrogancës dhe përdorimit të aparatit represiv.

Paraprakisht duhet thënë se nëse problemin e shohim në raport me një vendim të Bashkisë së Tiranës, PD-ja ka disa të drejta:

Së pari në katër vjeçarin e drejtimit prej saj të kryeqytetit, shumë pak leje ndërtimi u dhanë nga Lulzm Basha. Krahasuar me periudhën përpara tij, ndërtimet në Tiranë thujase ndaluan.

Së dyti, kryeministri aktual, me anë të një vendimi në gusht të vitit 2014, ndaloi ndërtimet në disa zona të Shqipërisë, ku përfshihej edhe Kurora e Tiranës. Dhe e imponoi zbatimin e VKM-së, ndonëse ai i mbivendosej një ligji organik siç është ai për Pushtetin Vendor. Argumentimi për këtë VKM asokohe ishte se duhet ndaluar batërdia e ndërtimeve dhe shtimi i kosotove që vinin nga keqpërdorimi i lejeve. Mirëpo shumë shpejt kjo gjë ndryshoi dhe ndryshoi vetëm pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Gjatë fushatës elektorale, Erjon Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë u pyet disa herë se a do të kishte ndërtime te Parku i Liqenit, nisur nga debati që lindi për projektin e Hyrjes në Park. Kushdo mund të kërkojë në internet dhe përgjigja e Veliajt ishte: “Nuk do të ketë më asnjë ndërtim te Liqeni. Pikë”. Koha po provon se kjo ishte një gënjeshtër. Tjetër punë nëse propozimi aktual për Këndin e Lojërave do të ishte bërë i njohur për qytetarët që në fushatë. Pasi, ndonëse pushteti i ka bezdi të drejtat e qytetarëve, ato janë të panegociueshme në një shoqëri që do të ruajë dhe zhvillojë perspektivën. Këtu vijmë te momenti i fundit, kur kërkesa e PD-së për referendum u rrëzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që u hoqi qytetarëve të drejtën për të folur për një çështje kaq të ndjeshme. Nëse aty ndodh ndërtimi dhe hapet precedenti për betonizimin e mëtejshëm të Parkut, atëherë mbeten vetëm dy rrugë: ose do të ketë konfrontim, ose qytetarëve do t’u mbetet roli i vëzhguesit që do t’i duhet thjesht të përshtatet me realitetin. Deri në këtë pikë, aksioni i PD-së konvergon me interesin qytetar, njësoj si dikur aksioni i PS-së p.sh për votën pajtohej si shqetësim i përgjithshëm. Ajo që të bën të dyshosh është nëse vërtet për një kënd lojërash po bëhet e gjithë kjo zallamahi?

PD-ja nuk ka bërë deri më tani asnjë demarsh zyrtar për të sqaruar përfundimisht, në rrugë institucionale, nëse pas betonit të parë të Erjon Veliajt në mushkëritë e Tiranës, qëndrojnë apo jo projekte të tjera. Nëse po, ato duhen bërë publike në mënyrë që të gjithë të binden dhe të vlerësojnë se në këtë përballje, PD-ja po proteston realisht dhe nuk po negocion. Protesta e ka zgjeruar tanimë rrezen e ndikimit, ajo nuk kushtëzohet edhe aq shumë nga humori i opozitës, por është iluzion të shohësh sukses për momentin te një protestë që organizohet vetëm nga shoqëria civile.

Nëse kalojmë në krahun tjetër të barrikadës, te pushteti dhe Bashkia, kryetari i saj, ajo që konstatohet është flagranca. Ndërtimi nuk ka leje mjedisore, pra ai është material për prokurorinë. Ndërtimi i një këndi lojërash po kthehet në tezë populiste nga kryetari i Bashkisë, i cili ka fituar protagonizëm mediatik, por jo politik, këto kohët e fundit, jo përmes ndonjë pune, apo një serie projektesh të diskutueshme, por si Shkelës Ligji. Pas rasti të falsifikimit të firmës, Veliaj, me çështjen e Parkut të Liqenit, del mashtrues sepse mohoi ndërtimin e tij gjatë fushatës dhe shkelës, pasi ndërtimi nuk ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Nëse e shohim në tërësi përballjen, këndi i fëmijëve aty është sebepi që fsheh të tjera interesa. Kjo është e qartë qoftë edhe vetëm nga mënyra sesi kalohet nga VKM-ja bllokuese me merakun e ruajtjes së kurorës, te vendimi i përshpejtuar për të hedhur beton në buzë të ujit.

Ndërtime do të ketë pasi nuk mund të mohohet zhvillimi. Por një qytet nuk mund të ndahet në zona dhe në llokma sipas oreksit të pushtetit. Jo pa reagim të paktën. Rrëzimi i kërkesës për referendum nga KQZ-ja është një sinjal shumë më i rëndë sesa vetë akti i ndërtimit, pasi ai dëshmon, përmes alibive proceduriale, se pushteti në Shqipëri, cilidoqoftë ai, nuk e ka për gjë të fshijë dhe ndrydhë të drejtat e qytetarëve, vetëm që të përmbushë axhendat e veta. Kjo provon se lobimi po predominon në hierarkinë e sistemit, duke konfirmuar problemin e madh dhe serioz të raporteve të dyshimta biznes – politikë, por edhe faktin se në Shqipëri nuk ka ende një kulturë mininale demokratike, vetëvepruese dhe jo si koniunkturë e presionit ndërkombëtar./Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix4 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix4 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook