Lidhu me ne

Radar

Varësia nga bixhozi: Simptomat dhe trajtimi

Varësia nga bixhozi: Simptomat dhe trajtimi

Për pjesën më të madhe, bixhozi i moderuar është një sjellje deri-diku e pranueshme në shoqëri. Varësia nga bixhozi është një histori tjetër. Nëse nuk trajtohet, një varësi e lojërave të fatit mund të ndikojë negativisht në situatën financiare, marrëdhëniet dhe aspekte të tjera të jetës.

Shumica e njerëzve me varësi nga bixhozi janë burra, por kjo lloj varësie mund të prekë edhe gratë.

Cilat janë simptomat e varësisë nga bixhozi?

Njerëzit me këtë varësi shpesh përpiqen ta fshehin gjendjen e tyre, por një varësi ndaj lojërave të fatit mund të jetë e vështirë të fshihet. Ata mund të kenë nevojë për qasje të shpeshtë në kazinotë ose lojërat e fatit në internet. Disa prej simptomave:

– fiksim mbi çdo lloj bixhozi
– bixhozi si mënyrë për t’u ndjerë më mirë në lidhje me jetën
– dështim për të kontrolluar bixhozin
– shmangia e punës ose angazhimeve të tjera për të luajtur bixhoz
– neglizhimi i faturave dhe shpenzimeve të tjera dhe përdorimi i parave për bixhoz
– shitja e pasurive për të luajtur bixhoz
– vjedhja e parave për të luajtur bixhoz
– marrja e rreziqeve gjithnjë e më të mëdha gjatë lojërave të fatit

Gjithashtu mund të përjetohen:

– prishja e marrëdhënieve dhe miqësive
– humbja e punës, shkollës, makinës e sendeve të tjera personale

Njerëzit me varësi nga lojërat e fatit jo gjithmonë luajnë bixhoz shpesh, por kur fillojnë luajnë, mund të mos jenë në gjendje të ndalen.

Çfarë e shkakton varësinë nga lojërat e fatit?

Dikush që ka varësi ndaj lojërave të fatit, një zonë e trurit të quajtur insula mund të jetë tepër aktive. Ky rajon hiperaktiv mund të çojë në të menduarit e shtrembëruar. Truri i përgjigjet aktit të bixhozit në të njëjtën mënyrë si truri i një alkoolisti i përgjigjet alkoolit. Sa më shumë “ushqehet” zakoni, aq më keq do të bëhet.

Si trajtohet varësia nga bixhozi?

Me trajtimin e duhur, varësia nga bixhozi është e menaxhueshme. Ndryshe nga dikush me një varësi nga ushqimi, bizhozi nuk është i nevojshëm për të jetuar. Thjesht duhet që këta njerëz të mësojnë të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar me paratë. Ka tepër rëndësi që ata ta lënë kumarin plotësisht, pasi edhe bixhozi i rastit mund të shkaktojë rikthim te varësia.

Trajtimi mund të realizohet me:

– program rehabilitimi spitalor
– program rehabilitimi ambulator
– programet me dymbëdhjetë hapa
– psikoterapi ose terapi njohëse e sjelljes
– medikamente
– ndryshime të stilit të jetesës

Ku mund të trajtohet në Shqipëri

– Terapi me psikolog

– Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit – ACPG

– Komuniteti Emanuel (përkohësisht i mbyllur)

Shtojcë: Në ligjin “Për lojërat e fatit” shkruhet se “Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit”.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook