Aktualitet
“Ta bëjmë ditën natë” – Ramës s’i shpëton gafa e Bashës dhe e vë në lojë
Kryeministri Edi Rama duket se është shumë i vëmendshëm ndaj deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke kapur edhe momentet kur ai bën padashur ndonjë ngatërresë.
Gjatë një prezantimi të programit të partisë së tij për zgjedhjet e 25 Prillit, në vend që të thoshte “ta bëjmë natën ditë”, Basha u shpreh “ta bëjmë ditën natë”.
Detaj ky që s’i ka shpëtuar kryeministrit tonë, i cili e ka përdorur për të vënë në lojë rivalin e tij duke publikuar një video nga ky moment.
“Ditën natë është e sigurtë që ti e bën vëlla”– shkruan Rama krahas videos së publikuar në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/CMFGF8_neiR/?utm_source=ig_embed