Aktualitet
Turjan dhe Eljo Hysko rrëfehen për herë të parë për jetën private
Turjan dhe Eljo Hysko kanë të dy një lidhje të ngushtë si vëllezërit e vetëm të familjes. I kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në momentet më të vështira dhe sot janë të dy të suksesshëm në karrierat e tyre. Njëri merret me televizion e tjetri me politikë, por për lidhjen e tyre si vëllezër kjo nuk ka pikë rëndësie.
Në një intervistë për “RevistaWho”, Eljo dhe Turi kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tyre, duke nisur nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur nuk arrijnë ta ndajnë se cili merr “famë” nga njëri apo tjetri. Turi është vëllai më i madh dhe është shprehur se nuk e mendonte se d otë bëhej shokë me Eljon ndonjëherë, duke qenë se kanë dhe 8 vite diferencë bashkë.
“Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë!”, ka thënë Turi për “Who”. Ai ka shtuar se në fillim bëhej xheloz për Eljon, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.
Turi ka treguar se Eljo ka qenë shumë kokëfortë si fëmijë dhe si vëllai i madh atij i është dashur kohë për ta vënë në brazdë dhe fatmirësisht në adoleshencë gjithçka ndryshoi për mirë. Më pas ata janë rrëfyer për kohën kurbabai i tyre u nda nga jeta dhe Turit ju desh të merrte rolin e të atit, sidomos për Eljon. Moderatori gjithashtu ka treguar se për shkak të kësaj ngjarje të hidhur ju desh të hiqte dorë nga studimet jashtë e të kujdesej për familjen.
“Unë hoqa dorë nga vazhdimi i studimeve jashtë. Kjo është e vetmja gjë! Gjëja tjetër, që në fakt automatikisht iku, ishte ajo ndjesia që 20 vjeç të lejohet gjithçka. Ditën që më duhet t’i tregoja Eljos 12 vjeç, që babi nuk jetonte më, ai s’më la të flas dhe tha: “Unë e di që babi nuk jeton më, por ja tani do jesh ti si babi”. Aty s’e di pse gjeta një forcë të pakuptimtë, s’e di nga buroi dhe thashë “misioni është veç familja”! E tani, falë mamit, falë vetes dhe Eljos mendoj që babin e kemi bërë disi krenar!”, është shprehur Turjani.