Kryesore
Helidon Bushati: Rama s’mund të kërkojë vota nga Shkodra, e ka lënë në harresë!
Shkodra është një nga fushëbetejat më të rëndësishme për demokratët, të cilët kanë gati grupin e deputetëve për të fituar qarkun që prodhon 12 mandate.
Drejtuesi Politik i PD, Helidon Bushati në një intervistë për Report Tv por thotë se një grup personalitetesh do të garantojnë përfaqësimin e cdo zone, për të siguruar një fitore spektakolare.
“Partia Demokratike ka ndjekur një proces risi që ka nisur muaj më parë për kandidatët për deputetë. Është një grup personalitetesh, asetesh që do të përbëjnë një listë përfaqësuese, cdo zonë do ketë përfaqësuesin e saj ndaj jam besimplotë që do të ketë një rezultat spektakolar”, shprehet Helidon Bushati
Sipas Bushatit Rama e ka lënë në harresë prej 8 vitesh
“Partia Socialiste në Shkodër ka arritur të humbë kundër vetvetes. Në zgjedhjet e 2019 ka qenë e vetme në garë, sepse PS e ka diskriminuar shkodrën, e ka trajtuar si të mos ishte pjesë e republikës së Shqipërisë Shkodra. Kjo ka qenë përqasja që ka patur PS për Shkodrën. Dhe ky është mllefi që ka PS ndaj Shkodrës. Ose gënjejnë ose vjedhin, ose bëjnë pseudoinvestime për efekte elektorale. Kjo është fytyra me të cilën paraqitet në zgjedhje Partia Socialiste. Edi Rama sa herë ka nevojë të shpëtojë, që të mbështetet në Shkodër, thotë jam nip Shkodre, kam gjyshen Shkodrane, por nuk ka asnjë gjyshe shkodrane që të mësojë nipin të urrejë Shkodrën? Ai vetëm sillet me përbuzje ndaj këtij qyteti, abuzon me këtë qytet, por me 25 prill këtij abuzimi do t’i vijë fundi ” thotë Bushati.
Të besurit të Ramës në këtë qark, Ilir Beqajt, Bushati i adreson një pyetje. “Ku e gjeni kurajon t’i kërkoni votat këtij populli?”