Mix
4 gjërat që ju plakin më shpejt, mëkatet që po i bëni lëkurës pa e ditur
Nëse pyet shumicën e njerëzve se cilat janë disa prej mëkateve që bëjnë më shpesh me lëkurën, një prej gjërave që do të thonë pa u menduar është fjetja me grim ose edhe ngacmimi i puçrrave që gjithmonë ndikon për t’i bërë gjërat më keq. Po nuk janë praktika që dermatologët nuk i dinë dhe paralajmërojnë për të pasur kujdes, por ka disa veprime të tjera, të cilat po e prishin lëkurën dhe që ne nuk i paskemi ditur.
Gjumi
E para, natyrisht ka të bëjë me mënyrën se si fle. Nëse nuk fle me shpinë, po ushtron presion mbi fytyrën dhe lëkurën dhe kjo gjë mund të rezultojë në plakje të shpejtë dhe theksim të shenjave të rrudhave. Gjithashtu, ndërro jastëkët për të shmangur përhapjen e vajrave dhe baktereve në lëkurë, sepse edhe ato mund të shkaktojë probleme.
Mbingarkesa me sheqer
Me siguri ke dëgjuar rreth problemeve që çokollata i shkakton lëkurës. Studimet kanë zbuluar se nuk ka dëshmi bindëse që çokollata shkakton puçrra fytyre, por ka disa fakte që nuk duhen mohuar. Kakaoja e nxehtë nuk mund të fajësohet për krijimin e puçrrave, por një dietë e mbushur me sheqerna dhe karbohidrate të thjeshta rrit nivelin e insulinës. Kjo mund të çojë deri në inflamacion në trup dhe inflamacioni më tej mund të shkaktojë mungesën e elasticitetit në lëkurë dhe mund të kontribuojë në shenjat e plakjes dhe rrudhat.
Nuk po e aplikon çdo ditë kremin mbrojtës
Kur është fjala për të aplikuar kremin e diellit, atë duhet ta kesh gjithmonë në çantë — jo vetëm gjatë muajve të verës. Diku rreth muajit tetor, lëkura fillon ta shohë gjithnjë e më pak kremin me SPF – dhe ky është një gabim i madh që bëjnë shumë nga ne. Rrezet UVA dhe UVB janë të pranishme në çdo kohë, pa marrë parasysh se çfarë temperaturash janë jashtë. Këto rreze janë të dëmshme për lëkurën. Kështu që aplikojeni kremin e diellit në çdo kohë (SPF 20 ose edhe më të lartë në dimër), çdo mëngjes dhe riaplikojeni kaloni shumë kohë jashtë.
Nuk po e pastron telefonin
Mendo pak sa orë në ditë mund të shpenzosh gjatë ditës. Ne i vendosim telefonat në tavolina, sportele, rafte të ndryshme, në banjë – kudo. Por a ke menduar sa baktere mund të transmetohen lehtësisht në fytyrë kur thjesht e mban telefonin në fytyrë? Është shumë e rëndësishme për të pastruar dhe dezinfektuar telefonat çdo ditë. Nëse ke vënë re një formë të pazakontë puçrrash përgjatë faqes ku përdor më shumë telefonin, atëherë ai mund të jetë fajtor.