Aktualitet
” Do të kemi ndryshim”- Shehi: Na duhet një lider normal
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një lider normal. I ftuar në “As pro as kundër”, Shehi u pyet nëse opozitës i duhet lideri i ri energjik, sharmant. Sipas tij, shqiptarët janë lodhur nga këto gjëra.
Aleatit të të djathtëve thotë se duhet një lider normal, duke iu referuar Lulzim Bashës, ndërsa nënvizon rëndësinë e rrotacionit vertikal siç e quan ai.
“Të gjithë këtu që thua, unë do të thoja një opozitë dhe besoj se po i afrohemi një lideri normal. Po i pati të gjitha këto energjik, sharmant, bëhet i keq. Na kanë lodhur këta.
Ne duam një njeri normal. Falë zotit ky që kemi është normal. Besoj se do të kemi një ndryshim. Kjo fjala që thonë rrotacion. Meqë shumica e fjalëve politike të herës së fundit kanë qenë tepsia, kazani, gjëra që rrutollohen. Rrotacioni në Shqipëri kuptohet sikur kjo tava rrotullohet.
Unë duam atë që the ti rrotullim vertikalisht, ne duam ta përmbysim. Duam të bëjmë një ndryshim të madh, jo vetëm rrotullimin në një rrafsh. Unë them se në politikë gjëra të mrekullueshme nuk ndodhin asnjëherë”, tha Shehi.