Mix
Një listë me këngët më të famshme të ‘kompozitorit të rinisë’, Agim Krajka
I njohur si “kompozitor i rinisë”, mjeshtri Agim Krajka la pas një trashëgimi të çmuar muzikore, një pasuri të pakohë që është provë e gjallë e kulturës dhe dashurisë për artin. Kompozimet e tij të panumërta nuk i ka zbehur as koha, as prurjet e gjeneratave të reja dhe as trendet bashkëkohore të muzikës.
Emocionet e këngëve “të atyre viteve” janë njësoj të forta, mjafton të shihni komentet e njerëzve plot mall dhe nostalgji për krijmtarinë e pazëvendësueshme. Në listën më poshtë, do të gjeni një pjesë të mirë të këngëve më të famshme të kompozuara nga “Mjeshtri i Madh”, Agim Krajka i cili u nda nga jeta dje në moshën 84-vjeçare.
#1. “Ne jemi tre”
2. “Këngët e Rinisë”
3. “Gjyshes”
4. “Nuk jam vetëm”
5. “Ku vajti vallë ai djalë”
6. “Më dhe dritë nga syri yt”
7. “S’ma njohe zemrën”
8. “Pranë të ndjej kudo”
9. “Nuk të harroj”
10. “Të kërkoj”
11. “Kafe Flora”
12. “Lemza”
13. “Djaloshi dhe shiu”
14. “Shokut tim”
Anabel.al