Lidhu me ne

Kryesore

Modest, dhe i zgjuar / Flet per Abc News djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Video/ Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në krah të Lulzim  Bashës

Nga Dylber Balla

Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në një intervistë për Abcnews.al në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk pret që të marrë nga Partia Demokratike, por shprehet se fillimisht do i japë asaj kontributin e tij. Vetëm 21-vjeç, ai thotë se për të është ende herët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse baza e propozoi dhe se nuk do që të përfitojë nga emri i babait, por gjithçka ta arrijë vetë.

Gjatë intervistës, Glauku komenton edhe deklaratën e Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një zë të guximshëm më shumë. Si i ka ai marrëdhëniet me Lulzim Bashën, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të babait, cilat janë objektivat në politikë dhe për gjithçka tjetër lexoni intervistën e plotë për Abcnews.al.

VOAL

Intervista e plotë e Glauk Olldashit

Kohët e fundit jeni shumë i angazhuar në fushatë, synoni vetëm që të jepni për momentin, apo edhe një ftesë nga Lulzim Basha për të përfaqësuar PD-në në listat e kandidatëve?
Absolutisht vetëm për të dhënë.

Do kishe dëshirë të përfaqësoje PD-në më lart?
Jo, jo, pasi nuk ka kuptim.

Përse mendoni kështu?
Sepse ka plot njerëz aty që duhet të jenë, ju takon të jenë dhe mund ti përfaqësojnë më mirë votuesit se unë.

Kjo është për momentin që nuk e keni këtë ambicie?
Nuk kam për momentin. Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen.

Po baza ju propozoi për deputet?
Di që jam propozuar nga disa degë.

Nuk e keni plotësuar më pas formularin?
Jo, nuk e kam plotësuar. Nuk më takon mua të jem aty, se ka njerëz që kanë 30 vite që kontribuojnë dhe nuk janë.

Por nuk mendoni se ka ardhur momenti i brezit të ri?
Patjetër, duke qenë se ka nevojë për brezin e ri, unë mbështes Belind Këlliçin.

Si i keni raportet me Lulzim Bashën?
Shumë korrekte, shumë të mira. Unë kam qenë gjithmonë me parimin, nuk mund ti jap vetes merita që nuk më takojnë mua. Nuk më pëlqen të marr merita që nuk më takojnë. Patjetër, normalisht gjithë karrierës do ta kem avantazhin e të qenit biri i Sokolit, por nuk mundet që unë të jem i avantazhuar vetëm për këtë fakt.

Doni ta arrini vetë?
Po, patjetër. Do të jem në PD, por nëse do të jem i përfshirë politikisht më shumë apo më pak nuk mund ta parashikoj.

Ndoshta ka lënë shije të hidhur në PD edhe rasti i Rudina Hajdarit?
Rudina erdhi nga Amerika, u promovua pa fund, u bë deputete dhe tani, në ka bërë mirë apo keq me veprimet që mori për të qëndruar në parlament, për mendimin tim, partia duhet të jetë në unison, ajo duhet të respektonte vendimin e opozitës. Nuk mund ti them gabim, është cështje parimore, duhet të respektojë unisonin e partisë, sidomos dikush që është i ri në politikë aktive dhe parlament.

Po pjesa tjetër drejtuese të PD-së, a ju kanë inkurajuar?
Marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Cfarë mendoni për deklaratën e Jozefina Topallit, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e babait tuaj, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja do të ishte ndryshe?
Mesa di unë, Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset e para, të themi e para të babait tim në PD.  Dhe në i takon dikujt që të flasë për të politikisht është Jozefina, por deklarata e saj nuk ka asgjë për të bërë “scoop”.

Pse mendoni se nuk do të bënte diçka ndryshe?
Jo, jo, patjetër që do të ishte ndryshe, këtë nuk e diskutoj. Por fjala ndryshe nuk ka përse të përdoret tani për të krijuar “scoop” nga mediat. Ajo ka të gjithë të drejtën për ta përmendur politikisht, pasi ka qenë promovuesja e tij në PD, dhe deklarata e saj është shumë normale dhe nuk ka vend për t’u marrë dhe stërholluar. Fjala ndryshe, po patjetër që do të ishte ndryshe, por jo që të marrim tani fjalët e Jozefinës dhe ti përdorim politikisht.

Po, Astrit Patozi, Mesila Doda, Majlinda Bregu…?
Mesila Doda ka qenë mikesh e ngushtë e babait tim dhe është person i dashur për familjen tonë. Më ka inkurajuar. Me Patozin nuk kam pasur marrëdhënie direkte.

Me ish-kryeministrin Berisha?
Kam pasur takime rastësore në evenimentet e PD-së.

Cfarë mendoni se do të bënte ndryshe Sokol Olldashi nëse sot do të ishte gjallë?
Cdo kush është ndryshe nga dikush tjetër. Unë dhe ti nuk jemi njëlloj. Çfarë do bënte ndryshe nuk mund të spekuloj. Unë nuk mund të them diçka kur ai nuk është gjallë për t’u përgjigjur. Sidomos unë që jam djali i tij.

Tani me cfarë merreni?
Po vazhdoj masterin online për shkak të situatës së pandemisë dhe tani po angazhohem në fushatë.

Djali i Sokol Olldashit në protestë: Teatri kombëtar është i shqiptarëve,  jo i PS-së | Gazeta Fjala

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar15 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix15 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix15 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix15 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix15 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix15 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar16 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix16 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix16 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook