Kryesore
Shpëtim Idrizi: Edi Rama e nisi si kalorësi i Çamërisë dhe e përfundoi si Kali i Trojës së Greqisë
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se PDIU-ja do jetë në gjendje të mbledhë mbi 40 apo 50 mijë vota për opozitën.
I shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, pas takimit me Bashën, Idrizi tha se kryeministri Edi Rama e nisi si kalorësi i Çamërisë dhe e përfundoi si Kali i Trojës së Greqisë, njeriu që nuk e përmend më ligjin e luftës dhe hoqi nga programi i qeverisë çështjen Çame dhe sot po tenton ta heqi edhe nga librat e historisë.
Idrizi shtoi gjithashtu se aleanca e tyre nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër Edi Ramës.
“Nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan. Shqiptarët po largohen, ne do ju japim një shpresë të madhe. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm, që di vetëm të fyejë bashkëpatriotët, hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës, hoqi çështjen çame nga axhenda e diskutimit. Është një aleancë kundër 1 njeriu të vetëm”,- tha Idrizi.