Lidhu me ne

Kryesore

Denoncimi i Malltezit: Banda barbare e Edi Ramës po grabit Velipojën, të gjitha shkeljet e projektit të resortit

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar shkeljet që po bën qeveria lidhur me ndërtimin e një resorti në plazhin e Velipojës.

Ai shkruan se planet e kryeministrit Rama bien ndesh me Planin e Përgjithshëm Rregullues, e shkatërrojnë ekosistemin e dunave ranore të Velipojës.

Malltezi ka bashkëngjitur me denoncimin e tij në Facebook edhe një shkresë zyrtare që kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, i ka çuar kryeministrit Rama me të gjitha shkeljet e projektit në fjalë duke e quajtur këtë projekt një krim pa ndëshkim që banda e Edi Ramës po kryen në Velipojë.

“Krim pa ndëshkim! Rëra e Velipojës po zaptohet nga banda e Edi ramës. Bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Rregullues që është në fuqi, shkatërron ekosistemin sensitiv të dunave ranore që ndalohet rreptësisht sipas direktivës së BE-së dhe është një vlerë mjedisore publike e krijuar nga miliona vjet sedimente të Bunës. Erdhi kjo kohë dhe barbarët dhe hajnat e Ramës po e grabisin dhe shkatërrojnë në emër të zhvillimit, por në fakt të fryrjes së xhepave të Edi Ramës!!! Ky është krim pa ndëshkim! Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka bërë shkresë të qartë me shkeljet ligjore. Në një shtet ligjor do duhej të kish reagim, reflektim dhe hetim penal për zyrtarët e korruptuar që shkelin ligjet haptazi për xhepin. Këtu Rama bën gomarin, veç mos i kërkojnë llogari për vjedhjet, korrupsionin galopant dhe lidhjet me krimin e organizuar. Sipas Planit Urban në fuqi, pedonalja e Velipojës bënte ndarjen mes zonave që mund të zhvilloheshin dhe atyre që mbroheshin! Tani po e grabit Edi Rama! Më poshtë edhe dokumenti kundërshtues i qartë e plot argumente i kryetares së Bashkisë Shkodër, që si shtetare po mbron interesin publik dhe mjedisor të qytetarëve. (Informacioni i huazuar nga Ilir Ciko).” – shkruan Malltezi.

*Shkresën e kryebashkiakes së Shkodrës, Ademi drejtuar Ramës e lexoni këtu: Shkresa

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix10 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix10 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix10 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar11 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix11 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix11 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix12 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske12 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix13 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook