Kryesore
Rama kërkon mandatin e tretë për të ndërtuar aeroporte e porte
Kryeministri Edi Rama kërkoi të marrë mandatin e tretë për të ndërtuar aeroporte dhe porte.
Gjatë një komunikimi me qytetarët, Rama u shpreh se pas gara për aeroportin e Kukësit është drejt përfundimit, pasi po pritet vetëm shpallja e fituesit.
Ai shtoi se më pas do të ndërtohet dhe aeroporti i Sarandës.
“Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet.” u shpreh Rama.
Rama njoftoi gjithashtu se aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati.