Lidhu me ne

Mix

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që tejkaluan kufijtë

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Mes konkurrencës globale, mes mundësive dhe pamundësive, mes privilegjeve dhe disavantazheve të origjinës, është shumë e vështirë t’ia dalësh në arenën ndërkombëtare si emigrant, por është akoma më e vështirë që të arrish të njihesh, të vlerësohesh dhe të arrish majat me një pasaportë shqiptare ose në raste të tjera, pa lëvizur fare nga Shqipëria. Por duket se ëndrrat nuk kanë limite dhe talenti e disiplina, ndonëse vonë, ia dalin t’i tejkalojnë kufijtë.

Në këtë artikull, si një përpjekje për të sjellë disa shembuj të suksesshëm, kemi përmbledhur disa raste frymëzuese të fushave si biznesi, muzika, kinemaja, sporti e teknologjia, të shqiptarëve të lindur dhe rritur në Shqipëri/Kosovë, të cilët e nisën në vendlindje karrierën e tyre e që janë sot disa prej ambasadorëve më të mirë të vendit tonë.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Samir Mane

Samir Mane, një nga emrat më të njohur në botën e biznesit në Shqipëri, e nisi rrugëtimin e tij duke shitur ora. Në një intervistë për “Opinion” në vitin 2016, ai tha se çdo gjë nisi kur ishte 24 vjeç. Mane, student asokohe, blinte ora në qytetin e Durrësit dhe i shiste ato më pas në Qytetin Studenti. “Fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi dhe nuk më mungon as tani,” tha ai.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Sot, Balfin Group, themeluar nga ai, operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës. Në gusht të vitit 2019, për “Pushime on Top”, Mane u shpreh:

“Paraja ka ardhur rastësisht. Natyrshëm edhe me punë, ka ardhur në mënyrë graduale. Nga shitja e televizorëve në vitin 1981, sot kam 5500 të punësuar, 40% jashtë shtetit, biznese në tetë vende të ndryshme të botës. Filozofia e parasë nuk ka të bëjë me sa shumë fitoj, por sa mirë iu shërbej njerëzve dhe sa kënaqësi ndjej kur njerëzit flasin për ato që unë zhvilloj. Natyrisht që bizneset e mia kanë shumë të bëjnë me masën, me konsumin. Njerëzit gëzojnë kur blejnë në TEG, kur blejnë në QTU, kënaqen kur blejnë produkte dhe ushqime në Spar. Më vjen mirë kur njerëzit flasin për sa bukur ishte në Nazar, sa bukur ishte në Green Coast etj.”

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Ermonela Jaho

Ermonela Jaho nuk u bë rastësisht një nga sopranot më të vlerësuara në botë. Që në moshë të hershme, kur ishte 6 vjeç, ajo filloi studimet për kanto. Pas përfundimit të studimeve te Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, sopranoja fitoi një konkurs dhe u transferua në Itali, një moment që do të shënonte një rrugëtim të ri, këtë herë në skenën ndërkombëtare. Talenti dhe disiplina e dalluan mes të tjerave dhe jo më kot, interpretimet e saj konsiderohen si nga më të fuqishmet e muzikës lirike, vendosur në operat më prestigjioze në botë.

Në vitin 2016, Ermonela Jaho fitoi çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike, International Opera Awards, duke u shpallur e përzgjedhura e votuesve mes shumë figurave të shquara të artit rus dhe latin.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

E kërkuar në të gjithë botën, Ermonela Jaho njihet veçanërisht për portretizimet e saj të Violetta (La traviata), Madama Butterfly dhe Suor Angelica (Il trittico), Mimi (La Boheme) etj. Nëpër artikuj, The Economist e ka cilësuar si “sopranoja më e vlerësuar në botë”, The Financial Times ka thënë se “Ermonela jaho derdh zemrën dhe shpirtin në këndim…Mos u përpiq t’i rezistosh”.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Saimir Pirgu

Rrugëtimi i Saimir Pirgut në muzikë nisi në moshën 16-vjeçare, kur studionte violinën në qytetin e tij të lindjes, Elbasan dhe më pas në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pas diplomimit në konservatorin “Claudio Monteverdi” në Bolzano, Itali, Pirgu u kthye në në emër të njohur për adhuruesit e muzikës klasike. Fitues i çmimeve shumë prestigjioze si “Pavarotti i Artë” ai u bekua nga vetë legjenda e ndjerë, Luciano Pavarotti, i cili e stërviti për shumë role të tij.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Në vitin 2016, ai u bë shqiptari i parë që nominohej për Grammy. Opera Król Roger (Mbreti Roger), me regjisor Kasper Holten, dirigjent Antonio Pappano, producent Jonathan Allen dhe interpretimin e shkëlqyer të Saimir Pirgut, Georgia Jarman dhe Mariusz Kwiecien, e vënë në skenën prestigjioze të Royal Opera House në Londër, është nominuar në kategorinë “Best Opera Recording”.

Saimir Pirgu ka njohur prej kohësh suksesin në Romë, Milano, Vienë, New York, në Bolshoin e famshëm në Moskë, e në Japoni.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Era Istrefi

Ndryshe nga emra si Rita Ora, që u bë e famshme me “Hot Right Now” apo Dua Lipa që magjepsi producentët e Lana del Ray-t me “Be the One”, Era u kthye në fenomen për shkak se arriti suksesin jashtë kufijve me producentë shqiptarë dhe me tekst krejt shqip. Asokohe, videoja e Erës teksa këndonte këngën hit qarkulloi kudo dhe të shumtë qenë njerëzit që e cilësuan këngëtaren si “vajzën e Rihanna-s dhe Sia-s”. Si rrjedhojë, “Bonbon” ra në veshët e “Ultra Music”, që mori në menaxhim Erën. Sot, “Bonbon” është kënga shqiptare më e dëgjuar në botë me më shumë se 806 milionë klikime vetëm në YouTube.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Në 2018, Era Istrefi u bë e para dhe e vetmja shqiptare që këndon në finalen Kupën e Botës. Pasaporta nuk e pengoi Erën të performonte “Live It Up” me Will Smith dhe Nicky Jam në Rusi, një shtet që nuk e njeh Kosovën.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Blerta Basholli

Si kurrë më parë, për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare, një regjisor/e shqiptare/e arrin një sukses të jashtëzakonshëm si ai i Blerta Bashollit në Sundance Film Festival. Filmi i saj “Hive” (Zgjoi) u bë filmi i parë që fiton tre çmimet më të rëndësishme në kategorinë World Cinema Dramatic, që vlerëson arritjet në kinema anembanë botës.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

E diplomuar për Regji Filmi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe e specializuar në New York University, Blerta ka realizuar më parë disa projekte, si dokumentarin “Mirror Mirror”apo filmin me metrazh të shkurtër “Lena dhe Unë” megjithatë suksesi më i madh i saj, për nga vetë rëndësia e Sundance Film Festival, është padyshim “Hive”, i cili ka të gjitha gjasat të vlerësohet edhe në festivale dhe gara të tjera ndërkombëtare.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Adriana Matoshi

Adriana Matoshi është momentalisht një nga aktoret më në zë të kinematografisë shqiptare, e cila spikat për mënyrën origjinale në interpretimin e personazheve, të cilët nuk janë aspak të zakonshëm. Jo më kot, Adrianën mund ta quajmë pa frikë si Meryl Streep e kinemasë shqiptare.

Në nëntor, ajo fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit, një çmim që është i shumti në karrierën e aktores dhe i disati për rolin e saj në “Zana”.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Pjesëmarrja e saj në filma si “Kthimi” (2012, nominuar për “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në European Film Award) apo “Shtëpia” (2015, fitues i BAFTA Awards për “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”) i hapën rrugë suksesit ndërkombëtar të aktores. Dy vite më parë u zgjodh për të qenë anëtare e Akademisë Europiane të Filmit.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Valdrin Sahiti

Pasaporta nuk e pengoi Valdrinin të bëhej një nga dizajnerët e preferuar të ekipeve të yjeve të famshëm. Prej vitesh, Valdrini kuronte imazhin e disa prej personazheve shqiptarë më të suksesshëm. E veçanta e tij lidhej jo me faktin e të krijuarit veshje domosdoshmërisht të bukura, por veshje që lidheshin në mënyrë organike me stilin e personazhit dhe transmetonin një domethënie. Suksesi i Valdrinit, fillimisht me emra si Elvana Gjata, Nora dhe Istefi, Liberta Spahiu, Eleonora Jakupi etj., u pasua më vonë nga emra me famë ndërkombëtare. Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesi shqiptar, si: Fanrasia Taylor, Bebe Rexha, Rita Ora, Iskra Lawrende, Kelly Rowland, Cardi B, Paris Hilton, Beyonce etj.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Profili i tij në Instagram – thjesht një manekin gruaje që vendoset gjithmonë në të njëjtën hapësirë; fantazia e materializuar e Valdrin Sahitit – është një nga më të ndjekurit me më shumë se 1.7 milion ndjekës.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Jurgen Uldedaj

Kur në janar të gjashtë viteve më parë, ish-presidenti Bujar Nishani mirëpriti në presidencë Jurgen Uldedaj, boksieri ishte thjesht një 18-vjeçar që sapo kishte nisur karrierën, ndonëse suksese nëpër turne ndërkombëtarë dëshmonin se rrugëtimi i tij do të ishte shumë herë më i gjatë dhe i lavdishëm. Asokohe, disa gazetare sportive në Gjermani, nisën ta cilësonin Uldedajn si supertalent në karrierën e boksit profesionit. Talenti i tij i hapi rrugë marrëveshjes me klubin e famshëm gjerman SES Boxing në Magdeburg, Gjermani, pjesë e të cilit kanë qenë edhe yje botërorë.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Fitues i titujve të rëndësishëm botërorë, WBO Junior dhe WBC Junior, fitues i medaljeve të arta në disa kampionate, i konsideruar si një nga 15 boksierët më të mirë në botë për peshën Cruiser, djaloshi 23-vjeçar nga Lezha u nominua për t’u shpallur Boksieri më i Mirë i Vitit 2020 në Gjermani.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Majlinda Kelmendi

Medaljet e xhudistes Majlinda Kelmendi nisën më shumë se një dekadë më parë, kur ajo nisi të renditej në vendet e para nëpër kampionate si World Cup, European Cup, Grand Prix, IJF World Masters apo World Championships. Në vitin 2014, ajo kryesoi listën IJF Prestige World Ranking në kategorinë e grave, ndërsa dy vite më vonë, do të shënonte një ngjarje të rëndësishme sportive, duke u bërë e para atlete nga Kosova që fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, pikërisht në vitin kur Kosova u përfaqësua për herë të parë. Gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016, presidenti i SHBA-së Joe Biden, asokohe zëvendëspresident, i dhuroi Kelmendit si shenjë nderimi stemën shtetërore të zëvendëspresidentit.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Në vitin 2017, ajo u shpall nga Federata Kombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë. “Të gjithë e njihni historinë time. E kam nisur karrierën në Kosovë, kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot, është ‘Everesti’.  Nuk mund të kërkoj më shumë,” tha ajo. Një vit më vonë, si ambasadore e “Care for Kosovo Kids”, ajo shiti numrin me të cilin fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike dhe paratë i dhuroi për fëmijët me kancer.

Histori frymëzuese: 10 shqiptarë të suksesshëm që

Xhon Norra

Me një pasaportë shqiptare, në Shqipëri, Xhon Norra operon në tregun ndërkombëtar. Kur ishte 13 vjeç, Xhoni nisi të përvetësonte aplikacione dhe softuerë të ndryshëm dhe më vonë nisi të postonte në Facebook editimet e tij, ku nisi edhe kontakti i parë me biznesin dhe marketingun. “Aty fillova të kisha një ide mbi marketingun online dhe si mund të ndihmoja më shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë me bizneset e tyre,” u shpreh ai në një intervistë për Businessmag.al.

Si rezultat i punës ndër vite, sot 22-vjeçari drejton kompaninë e tij PromoAtlantic, një agjenci e mirëfilltë marketingu për bizneset që promovohen në Facebook. Punonjësit e tij nuk janë nga Shqipëria dhe kompania operon me biznese, kryesisht e-commerce, jashtë vendit.

Teksa lexon për suksesin e jashtëzakonshëm të Saimir Pirgut dhe Ermonela Jahos, për medaljet e shumta të sportistëve si Jurgen Uldedaj apo Majlinda Kelmendi, për fustanet e Valdrinit që vishen nëpër evente prestigjioze, për muzikën e Erës që theu kufijtë dhe mbërriti edhe në shtete ku shqiptarët e Kosovës nuk udhëtojnë dot etj., është e pamundur t’i rezistosh, thënë sipas gjuhës së internetit, hashtagut #shqiponja që krenojnë, të cilat na krenojnë edhe më shumë dhe i shërbejnë më tepër vendeve Shqipëri-Kosovë kur i lëmë të lira.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix19 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook