Kryesore
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
Foto Ilustruese
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria ka vendosur të krijojë vende të reja pune. Në këtë kohë fushate, do të ketë edhe rekrutime në administratën publike.
Një ditë më parë me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave qeveria vendosi të hapë mbi 700 vende të reja pune,
Vendet vakante janë për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, për kategorinë e mesme dhe të ulët si dhe për kategorinë ekzekutive.
Vendimi i qeverisë hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Kjo është një praktikë e njohur në vendin tonë. Zakonisht pak muaj para zgjedhjeve rritet numri i punonjësve në administratën publike.
Punësimet elekorale janë një nga mekanizmat më të përdorur për të ardhur në pushtet.
V E N D I M PËRPLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2021 NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
ç) Për kategorinë ekzekutive 472.
2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Arte të bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.