Kryesore
Nisma Thurje, partia e parë që vihet në lëvizje për përgjimet e Ndranghetas, kallëzon në SPAK Erion Veliajn
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Partia Nisma Thurje, lajmëron se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas disa përgjimeve të publikuara ditët e fundit, ku anëtarë të Ndranghetas flasin për pastrimin e parave në Tiranë.
“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftimin e Nismës Thurje.
Politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të mafias Ndrangheta, në përgjimet e kapura nga Prokuroria e Anti-Mafias në Itali, flasin për investime në kryeqytet si mënyrë për të pastruar paratë.