Mix
3 modele xhinsesh që na duhen me patjetër këtë vit, pasi do jenë për shumë gjatë në modë!
Pavarësisht se përpiqemi t’i zëvëndësojmë me streçet apo diçka tjetër, xhinset do mbeten gjithmonë aty.
Ato nuk njohin kohë dhe herë pas here evolojnë në modele dhe detaje të ndryshme, ose rikthehen njësoj si para shumë dekadash.
Më poshtë, zbuloni 3 tendencat e xhinseve që pritet të shohim këtë vit.
#1 – Straight Fit
Nuk mund të shpëtonin nga vitet ’90 as në 2020-ën dhe mesa duket, ajo kohë do na përndjekë edhe në vitin 2021, me një fokus të madh në stilet “e këmbëve të drejta”.
Xhinset “straight fit”, janë ato modele ku forma e këmbës është e ngjashme me atë të një tubi, pra xhinset kanë të njëjtin dimension/gjatësi nga kofsha tek kyçi i këmbës, sepse ky model nuk ndjek formën nayrale të këmbëve.
#2 – Blu
Një palë xhinse vërtetë klasike, që mund t’i keni përjetësisht në garderobë? Xhinset blu, sigurisht.
Kur themi “blue jeans”, e kemi fjalën për një ngjyrë blu paksa të zbehtë.
Nëse nuk keni asnjë palë xhinse në këtë ngjyrë, lajmi i mirë është se me disa truke gjatë larjes, ju mund t’i “zbardhni” ato lehtësisht.
#3 – Prerjet e gjera
2021 nuk është për xhinset e ngushtuara fort në bel, por fokusi është te rehatia që ofrojnë modelet më të lirshme dhe më të gjera.
Xhinset e ngjashme me ato të viteve ’70 janë një zgjedhje shumë e popullarizuar e kësaj periudhe.
Ekspertët thonë se ky trend do vazhdojë gjatë pasi këto xhinse janë të këndshme dhe duken bukur në çdo trup.
Burimi: Who What Wear