Letersi
Mikpritje
Mikpritje – Poezi nga Bilbil Beqiri
Ham e ham e ham qentë.
I zoti i shtëpisë me një frymë
del jashtë. Sa mirë!
Nga qyteti – mysafirë.
Kundërmojnë qytetërim…
Kanë ardhur me harxhime,
çamçakëze 20 lekësh, të rrumbullakët,
për bukuri:
fëmijët mbllaçiten, plot gëzim e lumturi.
Ka e ka e ka
zonja e shtëpise përvëloi një kokosh.
I fundit ishte i shkreti,
për miqtë nga qyteti.
Mish, zemër e muhabet,
në tokë shtrohet një dyshek;
fle i zoti i shtëpisë.
Pyet gruan:
u kënaqën vallë?
Do kënaqen në të dalë:
një thes arra, miell misri, mish, vezë, djathë, gështenja
sa t’ua ketë ënda.
E zbrazi shtëpinë ky fshatar derëzi:
të gjitha 20 lekë, sa çamçakëzët.
Ditën e mirë ju presim të na vini përsëri
Kjo poezi ironizon dallimin midis bujarisë së njeriut që jeton në fshat dhe atij që jeton në qytet.
Njeriu i fshatit ka dalluar përherë për zemërgjersinë e tij.