Lidhu me ne

Aktualitet

Rama përdor Topallin kundër Bashës.

Kryeministri Rama ka vendosur të përdorë serish sot, përmes një videoje të publikuar në instagram, jozefina Topallin kundër kryetarit të PD-së Basha. Në një video të botuar në instagramin e tij, kreu i qeverisë, ka vënë përballë deklaratave të Bashës në emisionin “Opinion”, ku ai nguroi të përmendë me emër oligarkët, kritikar e Jozefina Topalli, e cila shprehet se Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre.

“U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark. Është ‘fake’! Është tërësisht ‘fake’!” thotë ajo kur në video dëgjohet Basha që i dredhon pyetjes në Opinion.(shihe ketu).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jozefina Topalli e cila i ka kthyer përgjigje Edi Ramës, ku përsëri shan më shumë kryeopozitarin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” shkruan se nëse Rama po e përdor për hallet e veta.

“Vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut 2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën.

Unë këto ditë  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhë opozitar)  që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashë sic kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË” shkruan Topalli që .
e konsideron Bashën si rrezikun më të madh për demokratët.
Natyrisht duke parë videon e publikuar nga kryeministri nuk ka dyshim se ai ëshë orvatur ta përdorë Topallin për qëllimet e tij.

Por pyetja shtrohet a është vetëofruar zonja e hekurt për tu përdorur?

Prej vitesh, por sidomos tani së fundi, po ta përkthesh realitetin politik sipas pasqyrimit të saj, duket sikur e keqja më e madhe është shefi i opozitës. Kritika më e madhe që ajo i ka bërë prej kohësh Ramës, ështe se ai është njësoj me Bashën.

Pra, Topalli i ka të drejta pjesën më të madhe të atyre që thotë për Bashën, por problemi është se shigjetimet e saj nuk janë as proporcionale dhe as simetrike, për të gjithë njësoj.

Prandaj në një mori rastesh (njësoj si ky i videos), më shumë sesa e përdorur nga Rama, ajo duket si e vetëofruar për përdorim, qoftë edhe ne mënyrë të pavullnetshme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime11 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix12 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix12 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix12 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore12 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar13 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook