Lidhu me ne

Kryesore

Dasho – Ramës: Spitalet janë mbushur me Tire, largohu!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për mjekët ndërsa thekson se sa herë Rama del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Dasho thekson se sot Shqipëria nuk ka heronj por ka Tire! Sipas tij, ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve!

Me tej ai i kërkon kryeministri Rama të largohet pas gjithë këtyre dështimeve.

PËRRALLA ME HERONJ!
Sa herë del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, kryeministri evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve. Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon “Mjekët tanë janë heronj!”
Se ç’lidhje ka Tirja me “heronjtë” e kryeministrit, këtë mund ta argumentojë vetëm një mendje demagoge dhe manipulative!
Nuk është hera e parë që e shkruaj dhe e them: “Mjekët nuk janë heronj”!
Në historinë e Shqipërisë kemi patur gjithsej dy apo tre heronj të vërtetë! Nën modelin sovjetiko-kinez, Enveri nisi të prodhonte “heronj” me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!
Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të!
***
I dashur Borat!
Ti dhe qeveria jote i latë mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit! I paguat më keq se çdo koleg i tyre europian. Në shtatë vjet nuk u ngritët asnjë lek pagën; as edhe për indeksim! Sot çuditeni pse ka korrupsion dhe bëni sikur nuk e dini!
Informaticienët, kimistët dhe klarinestitët që ti caktove të drejtojnë shëndetësinë i keqtrajtuan dhe i dëbuan bluzat e bardha me turma drejt Gjermanisë, Italisë e vendeve të tjera! I lanë spitalet pa mjekë, pasi nuk e kanë idenë se për të arsimuar një mjek duhen 20-25 vjet dhe dhjetëra mijëra euro! Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor!
Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!
Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike!
Borat!
Lëri përrallat me heronj dhe shiko realitetin e mbushur me Tire!
Deklaratat në media dhe statuset në mediat sociale flasin se Tiret janë kudo! Në çdo spital! Diku janë sanitare, diku tjetër koordinatorë! Jo rrallë, i kanë vënë përfund mjekët dhe infermierët! Heronjtë, pra…
Ky është modeli “Kap ç’të kapësh” që mbizotëron në shtetin tënd! Modeli ku pothuajse kushdo mundohet të shfrytëzojë postin për t’u pasuruar pavarësisht se shkel mbi ekonominë, shëndetin, madje edhe jetën e tjetrit!
Merr përgjegjësi për Tiret duke u kërkuar shefave të tyre, nga përgjegjësi i turnit dhe deri tek ministrja e shëndetësisë të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve, sepse, në vend që t’i shëronin nga COVID, i lanë në mëshirë të Tireve!
Meqë ra fjala!
Me kaq dështime sa ke patur, bën mirë të ikësh edhe vetë…”, shkruan Dasho.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook