Kryesore
Fatmir Mediu për KOHA JONE: PR-ja nuk kërkon deputetë për vete, por përbashkim opozitar të mundim Ramën
Në fund të intervistës flash, i pyetur për vitin 2005 kur Sali Berisha përbashkoi të djathtë dhe të majtë, të pavarur dhe dyshues te Berisha; shefi i republikanëve tha se vetëm kjo mënyrë jep garanci 100 % për fitore përballë Edi Ramës
Debati që ka lindur mes PD dhe PR për formulën e Koalicionit opozitar ka tronditur jo pak frymën opozitare në vend, ndërkohë që Edi Rama po merret me këdo që lëkundet nga fronti opozitar, e që tregon shenja mungese dinjiteti për përballje.
I pyetur nga KOHA JONE, Fatmir Mediu, kryetari i PR tha se nuk flitet për një apo dy e tre deputetë në emër të PR nga lista e madhe, por për të krijuar frymë angazhimi të gjithsejcilit, edhe duke vlerësuar kontributet elektorale e historike të sejcilës forcë politike.
Në PD duhet të kuptojnë, shtoi Mediu për KJ, se kemi nevojë të krijohet një Aleancë e madhe opozitare, ku duhen emra, personalitete të spikatura publike e politike si dhe gjetjen e një mekanizimi, fjala të 52 mijë votave republikane ti fusim në koshin e votave të opozitës.
Nuk është puna për emrin tim, theksoi Mediu, pasi unë e marr një mandat në Tiranë, edhe sikur të futem vetëm në zgjedhje. Por, tha ai, edhe në rastin më të keq, nëse nuk fitoj në Tiranë, votat e PR i përlan PS, pasi e kanë bërë Kodin siç donte Rilindja.
Më pas Fatmir Mediu insistoi se duhet patjetër Koalicion i Madh Opozitar, pasi po na e mori prapë Edi Rama, nuk kemi ku futemi si drejtues të opozitës.
Në fund të intervistës flash, i pyetur për vitin 2005 kur Sali Berisha përbashkoi të djathtë dhe të majtë, të pavarur dhe dyshues te Berisha; shefi i republikanëve tha se vetëm kjo mënyrë jep garanci 100 % për fitore përballë Edi Ramës.
Berisha, ritheksoi Mediu, në vitin 2005 nuk kishte hall numrash deputetë sa merr PD apo PR, apo partitë e tjera, ai donte besim dhe krijoi Frymë që të mposhte Fatos Nanon.