Lidhu me ne

Kryesore

25 prilli / Mediu: PR do mbështesë çdo kandidat demokrat

Takimi i radhës i Partisë Republikane ishte me ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj dhe ambasadorin Arben Çejku, ku diskutuan dhe analizuan 7 vitet e qeverisë Rama, si dhe bllokimin e Shqipërisë në integrimin Evropian.

Gjatë bisedës kryetari i kësaj partie një vëmendje të veçantë i dha edhe situatës së koalicionit opozitar.

“Ne mund t’i referohemi çdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pesha elektorale e Partisë Republikane, ku është pesha elektorale e Partisë Demokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve. Për mua është shumë i rëndësishëm çdo republikan, por kur ai është fitues, ashtu siç është i rëndësishëm dhe çdo demokrat kur është fitues. Ne nuk mund t’i presim rrugën një demokrati fitues, madje do ta mbështesim atë, ashtu siç besoj edhe Partia Demokratike nuk mund t’i presë rrugën një republikani kontribuues dhe fitues, sepse i shërben fitores së datës 25 prill”, u shpreh Mediu.

Mediu shtoi gjithashtu se historiku 30 vjeçar me Partinë Demokratike dhe marrëdhënia e jashtëzakonshme me ish-kryeministrin Sali Berisha e bën Partinë Republikane më përgjegjëse për ketë koalicion në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë të ardhmen e vendit

Nga ana tjetër edhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shprehu vlerësimin e tij për punën e qeverisë “Berisha” si dhe rezervat e qeverise aktuale për ne rrugën drejt BE.

“Ne arritëm heqjen e vizave që ishte ëndrra më e ankthshme. Ishte makthi i shqiptarëve, marrja e një vize, orët që kalonin shqiptarët para ambasadave, poshtërimin që pësonin ata para ambasadave. U arritën ato kritere që kërkoheshin, që ishin sigurimi i kufijve. Ne arritëm të hiqnim vizat, arritëm që të krijonim bindjen tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra, nuk ka një perceptim të drejtë të perspektivës diplomatike nga ana e këtij kryeministri, i cili, e them me gjakftohtësinë më të madhe, realisht nuk kupton çfarë është diplomacia”, tha Mustafaj.

Pothuajse të njëjtin mendim ndau edhe ambasadori Arben Cejku, i cili tha se Edi Rama, dhe politika e tij e jashtme ka qenë një diplomaci kryeministrore, e cila ka injoruar Ministrinë e Jashtme, pastaj ka injoruar të gjitha tezat që janë mbartur nga një ministër tek një ministër tjetër, dhe ka patur një dalje jashtë konteksti të rolit që duhet të luajë Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar7 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar7 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix9 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix9 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix9 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike11 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet11 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix11 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore12 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook