Aktualitet
Nëse Myqerem Tafaj dënohet nga Gjykata e Lartë, mandati i shkon Visar Zhitit
Në rast se Gjykata e Lartë do të dënojë ish-ministrin e Arsimit në qeverinë e kaluar, Myqerem Tafaj, ky i fundit do të jetë i detyruar të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai do t’i kalojë numrit 13 në listën shumëemërore të Qarkut Tiranë, raporton gazeta Shqip. Në këtë numër renditet emri i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, i cili më parë ka qenë deputet i PD si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës. Zhiti u kthye në qendër të vëmendjes rreth një vit më pare, kur qeveria Rama e propozoi si ambasador në Vatikan, gjë që u mbështet edhe nga demokratët ne Komisionin e Jashtëm të Parlamentit. Ai që kundërshtoi ishte Presidenti Nishani, pavarësisht apeleve për ta dekretuar Zhitin që i erdhën edhe nga emra të njohur të PD-së.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu