Lidhu me ne

Kryesore

Tirja e Sanatoriumit rrëzoi mitin e “heronjve të pandemisë”?

Ka një moment në investigimin rrënqethës të publikuar në emisionin Stop, kur pastruesja e spitalit që hiqej si infermiere, Tire Alldervishaj numëron emrat e infermierëve me të cilët kishte ndarë paratë. Në momentin kur vajza e pacientes, që kishte paguar gati 800 mijë lekë i kërkon llogari për shërbimet ndaj nënës së saj të vdekur, Tire Alldervishaj i thotë se paratë i ka ndarë me disa infermierë dhe shprehet e habitur se si ata e kishin mohuar këtë fakt. (VIDEO KETU)

Ky rrëfim nga pastruesja e spitalit, që zgjat vetëm pak sekonda në video-përgjim, përmban në vetvete pikën kyçe, ku edhe u përqëndrua reagimi i autoriteteve, sapo skandali plasi në media.

Pikëpyetja që ngrihet është nëse Tire Alldervishaj rastisi të jetë një marifetçie që mashtroi një vajzë në hall për nënën e saj, apo është vetëm një hallkë e korrupsionit të ngritur në sistem, që funksionon që prej nisjes së pandemisë në spitalet covid?

Këtu janë fokusuar edhe hetimet e prokurorisë. Organi i akuzës thotë se do të hetojë pikërisht këtë: “për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19”

Manastirliu nxitoi ta quajë skandalin një “rast të izoluar”, ndërsa kryeministri Rama tha se “Doktorët dhe infermierët tanë janë heronj dhe ata që mund të kërkojnë para nuk i mohoj, por janë një pakicë, kurrsesi jo shumica!”

Kryeministri ka përsëritur një cilësim, që prej fillimit të pandemisë është përdorur me qindra herë nga politika, atë të mjekëve “heronj“. Për muaj me radhë “Heronjtë” ka qenë diçitura e dhjetëra fotove në rrjetet sociale dhe po aq videove patetike, për të skalitur mitin e bluzave të bardha, si autoriteti i padiskutueshëm i menaxhimit të pandemisë, por që shpesh janë përdorur në mënyrën më të keqe nga politika.

Rasti më i fundit është ai kur mjekë dhe specialistë vendosën të rreshtohen njëri pas tjetrit para kamerave për të pranuar t’u injektohej në trup një vaksinë e pacertifikuar nga asnjë institucion shqiptar dhe për të cilën nuk kishin asnjë informacion, se ku ishte prodhuar, në çfarë kushtesh ishte ruajtur apo se çfarë efektesh anësore do të kishte.

Janë po të njëjtët mjekë që kanë pranuar të përdoren si figurantë në videot publicitare të ERTV, t’i përgjigjen pretendimeve të opozitës për manipulimin e shifrave të vdekjeve nga ministria apo të heshtin, kur iu kanë munguar mjetet mbrojtëse në spitalet covid dhe kur ishte në diskutim vetë shëndeti i tyre.

Në fakt, ajo që ndodhi menjëherë pas investigimit të emisionit Stop të bën të mendosh se korrupsioni në spitalet Covid shkon përtej Tire Alldervishajt. Kur gazetarët shkuan të nesërmen në dyert e Sanatoriumit, një tjetër qytetar konfirmoi se kishte paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdeseshin për të afërmin e tij. Shifra është e tmerrshme. Për 3 ditë, 3 milion lekë të paguara.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, tha personi para kamerave të televizioneve, ndërsa rregullonte maskën për t’u siguruar që kjo do t’ia fshihte mirë fytyrën.©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar11 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix11 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport16 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix17 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar17 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar17 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore17 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook