Kryesore
Çfarë janë çatitë e gjelbërta
“Çati e Gjelbër” është çatia e një ndërtese e mbjellë pjesërisht ose plotësisht me bimësi.
Çatitë e gjelbërta përbëhen nga një sistem shtresash të ndryshme me materiale dhe funksione të ndryshme, sipas disa kritereve të mirë përcaktuara.
Kostoja e ndërtimit të një çatie të tillë varion nga 150-300 dollarë për m2 për sistemet e thjeshta dhe mund të shkojë deri në 3 mijë dollarë për sistemet speciale.
Mbi të gjitha ato nuk mund të instalohen në çdo lloj terrace por kërkojnë kushte të caktuara.
Minimalisht një tarracë/çati e gjelbër duhet të ketë këto elementë/shtresa:
- Hidroizolim të veçantë në bazën e tarracës/çatisë
- Një shtresë/membranë izoluese ndaj ujit
- Një shtresë kulluese që shërben për drenazhimin e ujit që arrin në këtë thellësi dhe kanalizimin e tij në tubat e shkarkimit
- Një shrese filtrimi/ventilimi
- Një shtresë dheu dhe materialesh të tjera që shërbejnë për mbjelljen dhe ushqimin e bimësisë
- Bimësia
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu