Lidhu me ne

Kryesore

Gjithçka dimë për vaksinën anti-Covid që ka nisur të aplikohet në Shqipëri

Pasditen e djeshme nisi zyrtarisht procesi i vaksinimit anti-Covid në vendin tonë, me të parën që u vaksinua shefen e Spitalit Infektiv, Najada Çomon.

E menjëherë pas saj, u vaksinua kreu i qeverisë Edi Rama. Pas kryeministrit në radhë ishte mjeku Pëllumb Pipero e mjeku Tritan Kalo, e me radhë.

Cila është kompania dhe sa doza kemi?

Vaksina që fillimisht do e marrin mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, është ajo e kompanive Pfizer dhe BionTech. Rama tha se bëhet fjalë për 975 vaksina të cilat janë dhuratë nga një vend mik.

“Shifra që nisim sot është 975. javën e tretë vijnë 10,750 doza nga Pfizer, ndërkohë mes sot dhe kësaj që thashë presim dhe 2000 doza nga vendi mik.”- tha dje Rama.

Vendi bamirës mbahet enigmë

Kryeministri Edi Rama sqaroi se këto 975 doza të para të vaksinës, janë dhuratë nga një vend i BE-së. Por për asnjë moment nuk pranoi të zbulonte se cili ishte vendi mik duke thënë se nuk është i autorizuar ta zbulojë.

Ai këmbënguli se nuk e thotë emrin e vendit, për shkak të kërkesës që vjen pikërisht nga vendi që ka bërë donacionin.

“Vendin nuk e them dot sepse vetë vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet për arsyet e veta dhe këtë e kërkojnë edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime. Sepse nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë nuk duan që edhe vendet e tjera të kërkojnë të njëjtën gjë. Pse e bëjnë vetëm për Shqipërinë? S’më takon muaj të jua shpjegoj por një nga arsyet është se keni Ramën kryeministër”, shtoi ai.

Një kontribut dhe për Kosovën

Kryeministri tha gjithashtu se një pjesë nga dozat e para që ne kemi marrë, do i dhurojë dhe për Kosovën.

“Do të japim një kontribut për Infektivin e Prishtinës.”- tha ai duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë që të përgatisë infrastrukturën e duhur për ruajtjen e vaksinës në temperaturën e duhur.

Kush do vaksinohet

Të parët që do vaksinohen do jenë punonjësit e sektorit të shëndetësisë e më pas kategoritë e tjera të rrezikuara.

Vaksinimi do të bëhet në mjediset e stadiumit ‘Air Albania’, që është përshtatur për këtë gjë prej ditësh. Aty janë krijuar 60 qendra të posaçme për pacientët e parë që do të vaksinohen. Doza e dytë e vaksinës duhet të merret përsëri pas 21 ditësh.

A ka efekte anësore?

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se përsa i përket vaksinës së Pfizer, efektet anësore janë: dhimbje muskulare, temperature, një fryrje tëë gjendrave lifatike dhe një irritim në zonën ku aplikohet vaksina.

Po ashtu ajo bëri me dije dhe grupmoshat që përjashtohen nga injektimi i kësa vaksine.

 “Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion që ushqejnë me gji fëmijët.”– tha Tomini.

Lidhur me vaksinën e Pfizer, DW shkruan se që kur është vënë në përdorim kjo vaksinë, disa pak pacientë menjëherë pas vaksinës kanë treguar pas injektimit një reagim të fortë alergjik.

Një pacient në SHBA dhe dy britanikë madje pësuan një të ashtuquajtur shok anafilaktik të lidhur me skuqje të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen.

Për shkak se këta persona nuk kishin pasur sëmundje të tjera, dhe as nuk njiheshin si alergjikë, autoritetet britanike paralajmërojnë alergjikët nga vaksinimi./Hashtag.al

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix7 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix9 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix9 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix10 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar13 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar13 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook