Lidhu me ne

Aktualitet

“Darka të bukura” në Greqi/ PDIU: Nga kjo marrëdhënie përfiton vetëm pala greke

…pse Rama në kundërshtim me çdo protokoll dhe në mënyrë të përsëritur nuk do dëshmitarë në takimet me palën greke?

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar për vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Greqi.

Në një deklaratë për shtyp, PDIU thekson se : “Rama flet vazhdimisht për “darka të bukura”, siç bëri në shtator 2020, dhe “shije të mrekullueshme mikpritjeje”, “për marrëdhënie të shkëlqyera” në janar 2021. Mirëpo faktet kokëforta na tregojnë se nga ky përmirësim marrëdhëniesh përfiton vetëm pala greke”.

Deklarata e plotë e PDIU:

Përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta. Si për të treguar se nuk influencohet nga pritja protokollare dhe miqësia e Edi Ramës me Presidentin Erdogan, pala greke në të njëjtën ditë dorëzoi në Parlamentin e vet, ligjin për zgjerimin e detit territorial në Jon në 12 milje. Kreu i qeverisë shqiptare shkon në takime për të cilat jepet informacion zyrtar kryesisht nga pala greke, ndërkohë që Rama flet për ndjesitë e tij personale nga takimet.

Qasja e zgjedhur prej tij për t’u përballur me palën greke është rreptësisht personale: pa shoqërues politikë, pa staf, pa diplomatë, i vetëm fillikat. Kësisoj është plotësisht legjitime që kënaqësisë së tij për “shijen e shkëlqyer për drekën me grekët”, ne t’i kundërvëmë faktet.

Pse kreu i qeverisë shqiptare, edhe pak muaj në pushtet, zgjedh të shkojë vetëm në një drekë të tillë? Ndërkohë që kryeministri grek shoqërohej nga Ministri i tij i Jashtëm dhe ish-Ambasadorja greke në Tiranë, pse Rama në kundërshtim me çdo protokoll dhe në mënyrë të përsëritur nuk do dëshmitarë në takimet me palën greke? Kush mban shënime, kush i jep këshilla, kush përfaqëson memorien institucionale, cila është agjenda e tij tematike?

Rama flet vazhdimisht për “darka të bukura”, siç bëri në shtator 2020, dhe “shije të mrekullueshme mikpritjeje”, “për marrëdhënie të shkëlqyera” në janar 2021. Mirëpo faktet kokëforta na tregojnë se nga ky përmirësim marrëdhëniesh përfiton vetëm pala greke. Ajo ka avancuar një agjendë interesash të saj, që i ngjan një menuje të mrekullueshme vetëm për grekët: zgjerimi i detit territorial në 12 milje; procesi i pritshëm i censusit me vetëdeklarim; mbajtja në këmbë e ligjit të luftës; mosndryshimi i qasjes ndaj Çamërisë martire; zgjerimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri; zgjerimi i zonave minoritare apo homogjene në Vlorë, Konispol, Përmet, etj.

Cila është agjenda jonë e interesave? Rama nuk është transparent, bisedon i vetëm, nuk jep informacione. Kush e di si funksionon ai, e di që nëse do të kishte përparim në “kërkesat e të ashtuquajturës shportë shqiptare të problemeve historike apo moderne”, Rama do t’ i bënte publike. Mirëpo heshtje.

Një arrogancë e tillë e kreut të qeverisë sonë; një megallomani servile nuk fsheh gjëra të mira. PDIU do të vijojë të denoncojë këtë prapakthehu të qeverisë sonë, të kreut të saj, këtë kthim shpine ndaj interesit tonë kombëtar pavarësisht se kjo po tentohet të kamuflohet me kinse një rol mesazhpërcjellësi të Ramës midis Turqisë dhe Greqisë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar5 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix5 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix5 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix5 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix5 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix5 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar6 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix6 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix6 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook