Lidhu me ne

Aktualitet

Mediu: Qeveria e Ramës në asnjë ditë të vetme nuk ka qenë për qytetarët

Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi.

Partia Republikane organizoi një takim të strukturave drejtuese në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit si dhe për bashkëpunimin e opozitës për t’u përballur me regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Në fillim të fjalës duke vleresuar situaten e rëndë të pandemisë, Kryetari i PR Fatmir Mediu tha

Dua të falenderoj, që të gjithë, mjekët dhe personelin shëndetësor për mbështetjen dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të jetës së njerezve duke marrë përsipër dhe një rrisk jashtëzakonisht të madh, për jetën e tyre.

Nga ana tjetër, shpreh sinqerisht dhimbje dhe ngushëllimin për të gjithë jetët e humbura jo vetëm në Shqipëri po kudo që janë. Dhe për familjarët e tyre dhe për ata që kanë vuajtur dhe vuajnë.

Tërmeti duket sikur shkundi shumë gjëra në shoqërinë tonë, por sidomos kalbëzimin e një qeverisje problematike.

Një qeverisje e cila në asnjë ditë të vetme të saj nuk është për qytetarët dhe interesat e tyre.

Shqipëria është në një moment kombëtar të vështirë e cila kërkon një rizgjim të klasës politike shqiptare kudo që ndodhet. Koordinim dhe qëndrime të përbashkëta përballë disa sfidave të cilat janë shumë të veçanta dhe kanë ngritur shumë pikëpytje në të ardhmen e rajonit po në mënyrë të veçantë shqiptarëve të rajonit për të qënë shqiptarë të bashkuar në europën e bashkuar. Janë kërcënime që vijnë me ndryshimet gjeopolitike me rritjen e peshës, prezencës dhe angazhimit të Rusisë dhe të Kinës.

Probleme që kanë të bëjën me qeverisje, ku nuk kemi më qeverisje demokratike por qeverisje të njerëzve të fortë, të lidhur me korrupsionin dhe me krimin. Ku shteti mbivendoset mbi qytetarët. Problemet që vijnë nga krimi dhe korrupsioni dhe devijimin e qëllimeve dhe boshtit që kemi pasur si shqiptarë: Integrimi Euro-Atlantik.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është vendosja e pushtetit mbi shtetin.

Përballë gjithe këtë situatë kam bindjen që ndajmë të njëjtin qendrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi.

Mediu theksoi se: Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të teguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve.

Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon  me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integritet që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe  pushteti i lidershipit të opozitës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar15 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix15 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix15 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix15 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix15 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix16 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar16 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix16 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix16 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook