Lidhu me ne

Kryesore

Spahia akuzon Ramën për mashtrim: 100 pacientë kurohen falas në Turqi prej vitit 1999

Spahia shkruan në Facebook se “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Spahia akuzon Ramën për mashtrim: 100 pacientë kurohen falas në Turqi prej vitit 1999

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bardh Spahia thotë se trajtimi falas i 100 pacientëve shqiptarë në vit në Turqi nuk është diçka e re, por rinovim formal i një marrëveshjeje që funksionon prej vitit 1999.

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Turqi të kryeministrit Rama, u firmosën edhe disa marrëveshje, ndër të cilat edhe ajo e bashkëpunimit në shëndetësi. Një nga pikat e saj parashikon trajtimin falas në Turqi për 100 pacientë shqiptarë në vit në raste emergjente.

Ish-deputeti Spahia shkruan në Facebook se “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai akuzon kryeministrin Rama se ka mashtruar duke e shitur këtë si sukses të tijin.

“100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.”

Spahia akuzon ministren Manastirliu se ka djegur 40 vende për trajtim shëndetësor në vitin 2019 pasi “dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike”.

“Këto janë sjellje cnjerëzore, që tregojnë se si shëndeti i qytetarëve të këtij vendi shihet si mundësi për përfitime politike e monetare! Shtoji këtyre edhe talljen e mashtrimin publik si në rastin e rinovimit të marrëveshjes për 100 pacientë në vit, kjo është fytyra e qartë e Edi Ramës dhe e të zgjedhurve të vet: të paaftë, makutë e të paturp deri në palcë!”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix35 minuta më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix44 minuta më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix1 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi4 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske4 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar4 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix7 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix7 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix7 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore7 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook