Lidhu me ne

Kryesore

Mediat belge: Humbja e gjyqit me Becchettin, sekuestrohen fondet e Shqipërisë

“Një mosmarrëveshje ligjore midis një biznesmeni italian dhe Republikës së Shqipërisë ka përfunduar me konfiskimin e honorareve që Eurocontrol i detyrohet Shqipërisë”. Kështu shkruan media belge “Lecho” që i ka kushtuar një analizë asaj që po ndodh me procesin gjyqësor mes vendit tonë dhe biznesmenit italian Fancesco Becchetti. Pak kohë më parë edhe gazeta austriake “Der Standard” shkroi se Becchetti po mbledh me avokatët e tij shumën e fituar në arbitrazh duke konfiskuar pasuri të Shqipërisë në Europë. Më poshtë shkrimi i “Lecho”.

Në konflikt me Shqipërinë, biznesmeni bllokon honoraret e Eurocontrol

Nga Nicolas Keszei

Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë duhet të kthehemi në vitin 2013, viti i zgjedhjes së Edi Ramës si Kryeministër në Shqipëri. Pasi erdhi në pushtet, ai anuloi dy koncesione dhënë biznesmenit italian Francesco Becchetti për të ndërtuar një hidrocentral dhe një fabrikë riciklimi.

Ndaj biznesmenit italian nisi një hetim për evazion fiskal dhe Republika e Shqipërisë ngriu të gjitha pasuritë e tij në Shqipëri. Ky vendim çoi, ndër të tjera, në shkarkimin e 500 personave të punësuarve nga kanali televiziv Agon Channel, në pronësi të Francesco Becchetti.

Arbitrazhi i kontestuar

Duke besuar në të drejtën e tij, biznesmeni italian, i mbrojtur nga Hakim Boularbah dhe Olivier van der Haegen (Loyens & Loeff), iu drejtua më pas Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), e cila vendosi në favor të tij më 24 prill 2019, duke i dhënë një kompensim 107 milion euro. Që në fillim, Republika e Shqipërisë ka kontestuar vendimin e arbitrazhit dhe ka refuzuar të paguajë atë që i detyrohet biznesmenit.

Në Belgjikë, Francesco Becchetti, në bazë të një kërkese të njëanshme, mori dritën jeshile nga gjyqtari i atashimit të gjykatës së shkallës së parë për të kryer konfiskimet nga Eurocontrol.

Shqipëria është një nga 41 anëtarët e këtij organi evropian përgjegjës, ndër të tjera, për mbledhjen e tarifave të paguara nga linjat ajrore për fluturimet mbi territore të ndryshme.

Këto tarifa pastaj rishpërndahen në shtetet e mbingarkuara sipas një çelësi shpërndarjeje të menaxhuar nga Eurocontrol. Dhe janë pikërisht honoraret që Eurocontrol duhet ti kthente Republikës së Shqipërisë që u sekuestruan.

Ky sekuestrim u bë në dhjetor 2020, por shumat e bllokuara deri më sot nuk janë shumë të larta. Sipas të dhënave të fundit, janë pak më shumë se 170,000 euro. Niveli i ulët i këtyre shumave shpjegohet në veçanti nga kriza shëndetësore, e cila ka anuluar shumë fluturime.

Por, siç kujton Hakim Boularbah, në një procedim tjetër arbitrazhi që dënonte shtetin rumun për të kompensuar vëllezërit Micula, konfiskimet e bëra në Eurocontrol kishin bërë të mundur ngrirjen e 11 milionë eurove. Duke ditur që bllokimet e parave janë të zbatueshme për tarifat e ardhshme, nëse fluturimet vazhdojnë një kurs pak më normal, konfiskimet mund të bëhen shpejt më të rëndësishme.

Kundërshtitë nga ana e Shqipërisë

Republika e Shqipërisë, e mbrojtur nga Jean-François Goffin dhe Jean-Luc Hagon (CMS) ka kundërshtuar këtë konfiskim. Çështja e imunitetit juridiksional do të jetë në qendër të debateve. Avokatët e Shqipërisë besojnë se honoraret e paguara nga Eurocontrol ndaj homologut të tij shqiptar (Albcontrol) i nënshtrohen imunitetit dhe për këtë arsye nuk mund të sekuestrohen.

Avokatët e Francesco Beccheti nuk e ndajnë këtë lexim dhe besojnë se këto honorare përdoren për të financuar shërbimet tregtare dhe për këtë arsye mund të sekuestrohen. Kjo çështje do të paraqitet sërish para gjykatësit të enjten.

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook