Aktualitet
T’i gëzoni levdatat.😩
Wang Qishan eshte zyrtari me i rendesishem kinez i antikorrupsionit. Dora e hekurt e Presidentit te Kines, eshte njeriu qe arkitektoi skemen e goditjes se kokave te grupit rival brenda PK kineze, grup shume i forte dhe ky.
Ne vitin 2018 Wang Qishan ndodhej ne nje forum nderkombetar qe mbahej ne Singapor.Forumin e moderonte Michael Bloomberg i cili para se t’i jepte fjalen Wang Qishangut, foli me superlativa per te duke e pershkruar si “figuren politike me influente te Kines”.
Por ishte pergjigja e Wang Qishan ajo çka me beri shume pershtypje.Pasi mori fjalen ai deklaroi:“Kur degjoj fjale te mira qe thuhen per mua, nis e shqetesohem mos kam te bej me ate qe ne Kine e quajme “nocioni peng-sha”. Ky nocion nenkupton situaten kur dikush synon te te shkaterroje nepermjet levdatave.
Sikunder ekziston dhe opsioni i anasjellte, ai klasiku, “nocioni beng-sha”, kur dikush synon te te shkaterroje nepermjet kritikes.”Kjo pergjigje brilante kishte nje nentekst te rendesishem, ne dy drejtime.Se pari njehere i dha me takt mesazhin Bloombergut se levdata e tij ishte e pavend dhe ne mos qofte dashakeqe, ndonje te mire nuk i sillte.Se dyti dha mesazhin te eprori i vet, te Presidenti i Kines, se kishte zero shanse qe ai te sugjestionohej nga diversioni apo papjekuria e Bloombergut.Kjo histori me ra ndermend kur lexova lajme per shpalljen e “Njeriut te vitit 2020” nga disa media ne Tirane. T’i gezoni levdatat.