Lidhu me ne

Radar

Cilat janë dallimet midis njerëzve të zënë me punë, dhe atyre produktivë ?

Synimi për të qenë më efektivë në punë, ka krijuar shumë keqkuptime se çfarë do të thotë në fakt një ditë pune produktive. Kjo ka bërë që shumica e njerëzve të mendojnë se të qenit i zënë më punë është e barabartë me të qenit produktiv. Më poshtë keni disa njohuri të vlefshme mbi atë që bëjnë “njëbrirëshit” produktivë gjatë javës së tyre të punës, dhe si ata ndryshojnë shumë nga “gomerët” e zënë më punë, të frymëzuara nga Konor Neil.

Njerëzit e zënë janë shumë të prirur të merren me më shumë gjëra gjatë ditës së tyre të punës. Ndërkohë, njerëzit produktivë e përgjysmojnë listën e tyre të detyrave.

Njerëzit e zënë më punë, mendojnë se kryerja e më shumë gjërave në 8 ose 9 orë punë në ditë, është mënyra më e mirë si duhet të ecin gjërat. Ata angazhohen në kryerjen e shumë prej detyrave që kanë përcaktuar në listën e tyre të gjërave, dhe që ndryshojnë shumë ditën tjetër.

Ndërkohë, njerëzit produktivë e dinë shumë mirë se nuk kanë nevojë të renditin 40 detyra në listën e tyre. Ata marrin një qasje “më pak është më shumë”, kur bëhet fjalë për planifikimin e ditës së tyre të punës, duke realizuar vetëm ato që janë të rëndësishme.

Njerëzit e zënë me punë angazhohen menjëherë në çdo detyrë që i caktojnë. Njerëzit produktivë e dinë shumë mirë ndryshimin midis “urgjentes” dhe “të rëndësishmes”.

Njerëzit e zënë më punë,e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre në punë duke u angazhuar në punë angari, për shkak se shfokusohen nga shqetësimet urgjente në punë, që në thelb nuk janë dhe aq të rëndësishme. Në çdo kompani, shumë gjëra mund të etiketohen si urgjente.

Por ato përcaktohen zakonisht nga kolegu ose shefi juaj. “Njëbrirëshat” jashtëzakonisht produktivë, dinë si t’i dallojnë detyrat urgjente dhe ato të rëndësishme. Ata fokusohen në kryerjen e gjërave më me rëndësi, në vend se t’i harxhojnë orët e tyre të punës në përpjekje për të përfunduar detyra të ndryshme urgjente.

Njerëzit e zënë janë gjithnjë të shpërqendruar. Njerëzit produktivë krijojnë një sistem.

Njerëzit e zënë më punë, kanë zhvilluar përgjatë viteve zakonet e shtimit të produktivitetit. Ata e kontrollojnë gjithë kohës postën elektronike, dhe e ndërpresin atë çka po bëjnë sa herë që bie telefoni. Dhe në fakt kjo mund të ngadalësojë aktivitetin e trurit të tyre. Në një studim të fundit në Universitetin e Kolegjit Mbretëror të Londrës, ata zbuluan  se kontrolli i detyrueshëm i kutisë postare mund të çojë në një rënie prej 10 pikësh në koefiçentin e inteligjencës (IQ). Gjithashtu edhe kalimin i vazhdueshëm nga puna që po kryeni tek përgjigja e postës elektronike dhe anasjelltas e ndryshon strukturën e trurit, duke shkaktuar pakësimin për t’u përqendruar.

Ndërkohë, njerëzit produktivë krijojnë një sistem pune edhe për detyrat më të zakonshme,  siç është kontrolli i postës elektronike. Ata rezervojnë një kohë të shkurtër dhe specifike për menaxhimin e postës së tyre elektronike, në mënyrë që të përqendrohen më shumë tek ajo që është e nevojshme, për të përmbushur qëllimet e tyre për atë ditë.

Njerëzit e zënë angazhohen në shumë detyra. Njerëzit produktivë përqendrohen.

Njerëzit e zënë me punë, përpiqen të bëjnë më së miri 15 gjëra në të njëjtën kohë. Ata kanë disa skeda dhe dokumente të shkarkuara në kompjuterin e tyre, ndërsa kontrollojnë vazhdimisht kalendarin e tyre. Ndërkohë “njëbrirëshit” produktivë e përqendrojnë vëmendjen e tyre në kryerjen sa më mirë që jetë e mundur të detyrave që kanë më shumë rëndësi.

Ata kryejnë shumë detyra, duke zgjedhur që të bashkojnë një detyrë më pak të rëndësishme me një detyrë plotësuese të rëndësishme. Për shembull, një person shumë produktiv mban shënime rreth ideve mbi një projekt të mundshëm, ndërsa pret që të fillojë një mbledhje e bordit.

“Njëbrirëshit” produktivë, janë gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të bëjnë shumë detyra vetëm nëse gjëja tjetër më pak e rëndësishme mund të arrihet duke përdorur një sasi shumë të vogël energjie të devijuar nga fokusi kryesor.

Nëse edhe ju jeni një prej prej “gomerëve” të zënë, të cilët do të dëshironin të shndërroheshin në një “njëbrirësh” produktiv, ndiqni rregullat e 80/20, kur bëhet fjalë për detyrat në punën tuaj. Hiqni nga lista gjërat që nuk janë të nevojshme gjatë ditës tuaj të punës, me kushtin që ato të kenë ndikim minimal në produktivitetin tuaj.

Njerëzit e zënë janë ekuivalenti njerëzor i bizneseve që punojnë nga ora 7 e mëngjesit në 11 të darkës, gjatë 7 ditëve të javës. Njerëzit produktivë, e dinë se kur duhet të ndalen.

Nëse jeni dakord t’i jepni energjinë dhe kohën tuaj opsioneve të ndryshme kur keni qenë më i ri, tani mund të dëshironi të mendoheni dy herë nëse doni të përmbushni ndonjë nga qëllimet tuaja. Për të rinjtë, është normale të merren me gjëra të ndryshme si mësimi i kodimit, hapja e një faqeje personale në internet, jetesa në një vend tjetër anembanë globit etj.

Por vjen një pikë në karrierën dhe jetën tuaj, kur duhet të reflektoni se tek cilat gjëra duhet të përqendroheni. Është normal të heqësh dorë nga planet që nuk janë saktësisht të realizueshme dhe praktike për momentin. Në vend të kësaj, fokusojeni energjinë dhe burimet tuaja vetëm në atë gjë që rezonon me gjërat tuaja më të shtrenjta.

Njerëzit e zënë sikur janë të“ngjitur”pas tryezës së tyre të punës. Njerëzit produktivë dinë kur të bëjnë një pushim.

Njerëzit e zënë më punë bëjnë rrallë pushime. Ata në fakt i urrejnë pushimet, pasi mendojnë se ato janë për dembelët. Gjithashtu ata irritohen kur shohin “njëbrirësh” produktivë që duken sikur kanë gjithë kohën e botës në dispozicion, dhe në fakt duket se e shijojnë punën e tyre.

“Njëbrirëshit” produktivë,e dinë se kur duhet t’i japin vetes një moment për t’u çlodhur. Ata pushojnë duke dalë shëtitje, ndërsa dëgjojnë këngën e tyre të preferuar, duke parë një episod të shkurtër komik, duke medituar,apo duke ngrënë diçka të lehtë.

Ata e dinë se mund të kenë një efikasitet më të madh kur e lënë trurin të pushojë pas disa orëve të gjata të punës. Ndaj zgjidhni të arrini nivelet e pikut të produktivitetit në çdo ditë pune, duke harruar të dukeni dhe të ndjeheni si një “gomar” i zënë, dhe shndërrohuni sot në një “njëbrirësh” produktiv. / Inc.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix22 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix22 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix22 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix22 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar22 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore1 ditë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Facebook