Mix
Ndërron jetë stilisti i famshëm Pierre Cardin
Është shuar stilisti i famshëm Pierre Cardin në moshën 98-vjeçare. Stilisti ka lindur në vitin 1922 dhe ka pasur një jetë të mbushur me arritje dhe çmime prestigjioze.
Stilisti i famshëm ka lindur në Itali por emigroi drejt Francës kur ishte ende fëmijë. Pierre Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një perandori, duke u kthyer në një prej emrave më të njohur në botën e modës.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për industrinë.