Lidhu me ne

Kryesore

“Rama ka qeverisur keq për 8 vjet”/ Gjekmarkaj: Viti 2021 do jetë i opozitës, qytetarët janë të zhgënjyer

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike në vend, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur së fundmi në qeveri.

Për këto lëvizje, Gjekmarkaj është shprehur se gjithçka po bëhet në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, duke shtuar se nuk do të sjellin asnjë gjë të re.

Në një intervistë për “News24”, Gjekmarkaj është shprehur se mandati i dytë i Edi Ramës ka pasur ministrat më të dobët. Ku thekson se qeveria po mundohet që të kënaq militantët dhe ka zhgënjyer në masë qytetarët.

Ndryshimet në qeveri ishinm të befta. Nuk pritej, sepse Rama ndryshoi tani ministrin e Brendshëm. Por ndryshimet nuk sjellin asgjë. mandati i dytë ka pasur ministra të dobët profesionalë e politikë. Do na mungojë Gent Cakaj. Ndryshimet janë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Rama do të thotë se po drejton me socialistë, por është e diskutueeshme sesa realisht socialistë janë.

Rama tenton që të kënaqë militantët, por ka zhgënjyer qytetarët. Këta janë ministra të sprovuar, e më shumë kanë qeverisur keq sesa mirë. Rama më së pari ka bërë shumë propagandë, pastaj ministrat. Në këtë kontekst, 4 muaj nuk mund të presim mrekulli”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në lidhje me ministrat e larguar Gent Cakaj dhe Besa Shahini, Gjekmarkaj deklaroi se nuk ka asgjë të keqe që të kemi funksionarë të lartë të Shqipërisë nga shteti i Kosovës, por se ata duhet që të jenë personalitete të rëndësishme.

Nuk ka asgjë të keqe marrja e ministrave nga Kosova. Nëse do të merrte Veton Surroin apo të tjerë persona me rëndësi, do vlerësohej. Rama mori të rinj të paprovuar, u goditën vazhdimisht dhe aq sa u bënë një peshë dhe kryeministri u detyrua që t’i heqë.  Absolutisht nuk ka asgjë të keqe që të marrësh ministra nga Kosova, por problemi është tek cilësia. Rama veproi si mbretërit në mesjetë, që nuk i jep llogaritë askujt, unë të marr, unë të heq”, vlerësoi Gjekmarkaj

Më tej analisti thekson se Rama ka qeverisur keq në 8 vjet. Ai shtoi se viti tjetër do të jetë i opozitës, vit i ndryshimit.

“Rama do humbasë mandatet. Edi Rama nuk duhet të ikë se ka bërë 2 mandate, por se ka qeverisur keq. Unë besoj se viti tjetër do jetë viti i opozitës, viti i ndryshimit. Unë kam besim se opozita do të rikonstruktohet dhe do të sjellë njerëz më të besuar dhe më të mirë në cilësi. Kjo është prova e madhe e Lulzim Bashës dhe mendoj se mund të jetë provë e suksesshme.

Mendoj se është viti i Bashës dhe i opozitës. Opozita ka dhënë prova serioze, në aspektin e programit që iu ka dhënë shqiptarëve, ka dhënë alternativa që më pas u zbatuan nga qeveria. Kjo gjë tregon se opozita ka potencialet për të ardhur në qeveri. Kjo opozitë duhet të përqendrohet që të jetë më e bashkuar, të marrë njerëz sa më të denjë, që të përfaqësojë vërtetë popullin shqiptar”, deklaroi Gjekmarkaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar4 minuta më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix14 minuta më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix16 minuta më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar18 minuta më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar20 minuta më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix22 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar22 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix22 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix22 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix22 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Facebook