Lidhu me ne

Aktualitet

Rama ka ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani

Takim me strukturat e PR në Korçë, Mediu: Rama ka ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani

Partia Republikane zhvilloj takimet me strukturat e saj elktorale ne Korçë. Përcaktimi i kandidaturave të PR me qarkun e Korçës ishin në fokus të këtij takimi, si dhe zhvillimet politike në vend.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në vend Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoj se, “jetojmë në kohë të vështira, por është mirë si njerëz të bëjmë dhe analizën se pse jetojmë në kohë të vështira”.

“Ka gjëra që s`i kem, apo ka gjëra që na i kanë marrë?”

“Nuk dimë, nuk duam,apo nuk na lënë? Pyetja e parë është: A po i gëzojmë liritë dhe të drejtat tona? Ato të cilat besuam dhe luftuam të gjithë. Liri dhe të drejta të cilat janë të shkruara në Kushtetutë.”

 Kushtetuta shkruhet për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar autoritetin dhe pushtetin dhe abuzimin e qeverisë.

“A jemi sot ne, në një sistem funksional demokratik.?”

Edi Rama, tha Kreu i PR, kërkoi të krijojë një bindje dhe vazhdon ta bëjë atë, që politika është e pavlefshme, ka vetëm një njeri në këtë vend, i cili mund të bëjë si të dojë, kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij dhe të klanit që ai ka rreth e rrotull, duke ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani.

Për më tepër Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, ka pasur si qëllim që të shkatërrojë atë që është fuqia dhe autoriteti i çdo shqiptari.

Ekonomia shqiptare,  e tha raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është nga ekonomitë më të varfëra në Europë. Tha që Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfëra në Europë.

Edi Rama nuk e do Europën. Çdo veprim që bën Edi Rama është kundër Europës. Ka shtatë vjet që Shqipëria refuzohet. Ka shtatë vjet që shqiptarët refuzohen. Refuzohen për shkak se Edi Rama nuk ka bërë asnjë gjë që të realizojë standartet që kërkon Bashkimi Europian.

Ne nuk pranohemi në Bashkimin Europian për shkak se nuk kemi plotësuar detyrimet, nuk kemi plotësuar detyrimin për një Reformë Zgjedhore konsensuale, siç e ka kërkuar Bundestagu gjerman. Nuk kemi plorësuar detyrimet për të pasur një sistem gjyqësor funksional, sidomos Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, e cila u shkatërrua në mënyrë të qëllimshme nga ana e Edi Ramës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook