Kritike
Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
Të gjithë me fytyra të vrerosura dhe gati për të na ndëshkuar. Me gjoba, me shkopinj gome dhe së fundmi, edhe me plumba pas shpine.
Ky pushtet nuk ndërtoi një polici në shërbim të qytetarëve, por në funksion të qëllimeve të tij të mbrapshta.
Qëllimi madhor i kësaj organizate të fryrë dhe të dhunshme, është tjetërsimi i votës së lirë dhe ruajtja e pushtetit me çdo kusht.
E kemi parë këtë film disa herë në këta 30 vite!
Duam një polici të depolitizuar. Sot!
Nëse ambasadorët e huaj kanë një grimë meraku për të ardhmen e këtij vendi, këtë emergjencë duhet ta kenë prioritet të presionit të tyre diplomatik mbi këtë (me nder) qeveri!